HW

Gara Ballkanike e Atletikës së shpejti zbret në Gjilan

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Gara Ballkanike e Atletikës do të mbahet sivjet në Komunën e Gjilanit, në të cilën do të përfshihen të gjitha shtetet e Ballkanit.

Kjo u bë e ditur sot pas takimit që kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, zhvilloi me nënkryetarin e Federatës Europiane të Atletikës, Dobromir Karamarinov, i cili shoqërohej nga kryetari i Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani.

Kryetari Lutfi Haziri e ka falënderuar nënkryetarin Karamarinov për mbështetjen që Gara Ballkanike e Atletikës sivjet të mbahet në Gjilan, përderisa e ka njoftuar për infrastrukturën ekzistuese dhe planet për zgjerimin saj akoma më shumë. Haziri ka shfaqur zotimin se së shpejti do të themelohet edhe klubi i atletikës së Gjilanit.

Mobi Casa

Nga ana e tij, Karamarinov ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen, sidomos ndaj sportit të atletikës. Ai është shprehur të jetë i impresionuar me atë që ka parë në garën mbarëkombëtare “Vrapimi i Qytetit”, e cila është mbajtur të dielën në Gjilan me pjesëmarrjen e mbi 1 mijë atletëve.

Pas vizitës në Komunën e Gjilanit, Karamarinov, i shoqëruar nga udhëheqësi i Njësisë për Sport, Malazog Hoxha, ka vazhduar me inspektimin e stadiumit ndihmës në Gjilan, i cili ka katër korsi të shtegut të atletikës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.