GAP: Parteshi nuk ka arritur t`i eliminojë strukturat paralele

Gjilan – Komuna e Parteshit nuk ka arritur t’i eliminojë strukturat paralele të Serbisë që i ofrojnë qytetarëve shërbime administrative dhe teknike në këtë lokalitet. I tërë sistemi shëndetësor dhe ai arsimor në këtë komunë kontrollohet nga ana e strukturave paralele serbe. Këto struktura refuzojnë ta pranojnë dokumentacionin e lëshuar për qytetarë nga ana e institucioneve të Kosovës dhe si rrjedhojë pamundësohet marrja e shërbimeve, veçmas në objektet shëndetësore thuhet në raportin e GAP-it.
Në një raport të GAP-it flitet edhe për prezencën e strukturave paralele në Komunën e Parteshit.
Sipas këtij raporti Komuna e Parteshit nuk ka arritur t’i eliminojë strukturat paralele të Serbisë që i ofrojnë qytetarëve shërbime administrative dhe teknike në këtë lokalitet. “I tërë sistemi shëndetësor dhe ai arsimor në këtë komunë kontrollohet nga ana e strukturave paralele serbe. Këto struktura refuzojnë ta pranojnë dokumentacionin e lëshuar për qytetarë nga ana e institucioneve të Kosovës dhe si rrjedhojë pamundësohet marrja e shërbimeve, veçmas në objektet shëndetësore” raporton rajonipress.
Banorët jo serb të kësaj komune në shumicën e rasteve drejtohen në qendrat mjekësore në Viti dhe Gjilan për shërbime mjekësore.
Gjithashtu Komuna e Parteshit ka probleme të theksuara edhe për mos inspektimin e ndërtimeve. “Komuna e Parteshit nuk ka arritur akoma të vë në funksion inspektoratin e urbanizmit. Kjo komunë nuk kryen asnjë kontroll ndaj ndërtimeve dhe nuk lëshon leje të ndërtimit. Shtëpitë ndërtohen edhe në arat bujqësore. Andaj, qytetarët e konsiderojnë këtë dukuri si të dëmshme për komunën në përgjithësi. Vetëm 19% e qytetarëve në Komunën e Parteshit janë të kënaqur me planifikimin urban të qytetit, përkatësisht 81% deklarohen të pakënaqur me planifikimin urban të hapësirave në komunën e tyre, përderisa përqindja është edhe me e ulët kur pyeten për kontrollin e ndërtimeve 17%, konkretisht 83% e banorëve të Parteshit janë deklaruar të pakënaqur me kontrollimin e ndërtimeve ne Komunën e tyre” thuhet në raport./rajonipress/