Eko Higjiena

GAP: Kosova i vetmi vend në rajon që ka monopol në homologimin e veturave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kosova është vendi i vetëm në rajon, i cili ka vendosur monopol në homologimin e veturave. Gjithashtu çmimi i homologimit në Kosovë është dukshëm më i lartë në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Kështu u tha në një analizë të Institutit GAP, shkruan Zeri.info.

Përfaqësues të Institutit GAP kanë thënë se ministra e infrastrukturës duke lidhur marrëveshje pa procedura të tenderimit dhe duke i dhënë ekskluzivitet vetëm një kompanie “Eurolab” për homologimin e veturave në vitin 2009 ka shkelur parimet kushtetuese duke kufizuar konkurrencën e lirë përmes vendosjes ose abuzimit të pozitës dominuese, ose praktikave që e kufizojnë konkurrencën.

Agron Demi drejtor Ekzekutiv në Institutin GAP ka thënë se nëse e krahasojmë çmimin prej se është nënshkruar marrëveshja kosovarët kanë humbur 2.4 milion euro krahasuar me qytetarët e tjerët. Ai ka thënë se mbetet ende shqetësuese se si ministria e Infrastrukturës, e cila është duke e sponsorizuar projekt ligjin për automjete, dhe nuk e prek çështjen e homologimit dhe vazhdon me monopol në rastin e homologimit.

Ndërsa Jeton Mehmeti nga Instituti GAP ka thënë se lidhja e marrëveshjes 10 vjeçare me kompaninë “Eurolab” është në kundërshtimin me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës dhe është dhënë me kundërshtim me ligjin për prokurimin publik, shkruan Zeri.info.

UBT

Instituti GAP ka rekomanduar që rasti duhet të dërgohet në prokurori pasi që kontrata është nënshkruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Të kërkohet nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës të interpretojë monopolin e “Eurolab” duke marrë për bazë interpretimin e më hershëm mbi arkat fiskale.

Duke marrë parasysh se tarifa për homologim nuk është vendosur me marrëveshjen ekskluzive 10 vjeçare, atëherë Autoriteti Kosovar i Konkurrencës duhet gjithashtu të hulumtojë arsyeshmerinë e tarifës (100 euro) të homologimit.

“Eurolab”-it t’i hiqet mbikëqyrja e qendrave të tjera të kontrollimit teknik sepse kjo paraqet konflikt interesi dhe përveç asaj, licencimi dhe inspektimi i tyre edhe ashtu bëhet nga Ministria e Infrastrukturës si dhe të ndryshohet Udhëzimi Administrativ nr.2008/08 për homologimin e automjeteve, dhe me ndryshimet në këtë akt nënligjor të parashihet licencimi i më shumë se një subjekti homologues./ZERI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.