Fundamenti

GAP: Komuna e Gjilanit e para për nivelin e lartë të borxhit

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Instituti GAP në bashkëpunim me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) kanë publikuar sot në Gjilan raportet për Regjionin e Anamoravës që përfshinë komunën e Gjilanit, Vitisë, Kamenicës, Parteshit, Kllokotit, Ranillugut dhe Novobërdës. GAP ka vlerësuar se Komuna e Gjilanit ka përmbyllur vitin 2012 me nivelin më të lartë të borxhit nga të gjitha komunat tjera të vendit. Mbi 3.3 milionë euro vlerësohet të jetë vlera e borxhit që Komuna e Gjilanit u ka operatorëve të ndryshëm privat. Kjo komunë është e para për nivelin e lartë të borxhit.

Bekim Salihu nga GAP ka thënë se raportet pasqyrojnë problemet aktuale që hasen në terren në këto komuna dhe që lidhen drejtpërdrejti me kompetencat e qeverisjes lokale. Njëherazi brenda secilit raport ofrohet një pasqyrë e trendëve buxhetore në vitet e fundit si dhe vlerësimet për ecurinë e buxhetit në këto komuna për periudhën 2014-1016.

Hulumtimi i Institutit GAP në regjionin e Gjilanit ka evidentuar 46 probleme në shtatë komuna të kësaj ane, në 142 lokacione të ndryshme. Theks të veçantë brenda raporteve zënë edhe sferat ku këto komuna do të duhej që në katër vitet e ardhshme t’i kushtonin vëmendje me qellim të ruajtjes dhe mirëmbajtjes.

Identifikimi i problemeve që kanë qytetarët në këto shtatë komuna dhe adresimi i tyre në opinion bëhet me qellim që autoritetet e ardhshme në këto komuna të dala nga zgjedhjet e nëntorit t’i kategorizojnë ato në prioritetet për t’u zgjidhur thuhet në një njoftim të GAP-it.

Në raportin e GAP-it janë dhënë vërejtje të shumta për Komunën e Gjilanit duke filluar nga mungesa e ujit të pijes dhe cilësia jo e mirë e ujit nëpër fshatra, infrastruktura jo e mirë rrugore, kanalizimet dhe kundërmimi i ujërave të zeza, mbeturinat , mungesa e çerdheve për fëmijë, zvarritja e projekteve të nisura, madhësia e Administratës së Komunës së Gjilanit, hyrja në borxh dhe rënia e të hyrave.

Uji Dea

GAP ka vlerësuar se Komuna e Gjilanit ka përmbyllur vitin 2012 me nivelin më të lartë të borxhit nga të gjitha komunat tjera të vendit. Mbi 3.3 milionë euro vlerësohet të jetë vlera e borxhit që Komuna e Gjilanit u ka operatorëve të ndryshëm privat. Kjo komunë është e para për nivelin e lartë të borxhit.

Kurse kur bëhet fjalë port administratën komunale GAP-i ka sqaruar se Komuna e Gjilanit ka gjithsej 336 persona të punësuar në administratën komunale. Në rast se do të respektohej një vendim i Qeverisë së Kosovës i 3 dhjetorit 2008, që thotë se komunat të cilat kanë nën 100 mijë banorë duhet të kenë të punësuar një shërbyes civil për 780 banorë, Gjilani do duhej të kishte 200 shërbyes civil, që nënkupton se Komuna do duhej të largonte nga puna rreth 136 shërbyes civil.

Si pasojë e mbingarkesës së stafit me shërbyes civil dhe tejkalimin e limitit për kategorinë e pagave, në gusht 2011, Ministria e Financave kishte bllokuar për disa javë lëshimin e fondeve për Komunën e Gjilanit. Numri i shërbyesve civil në Komunën e Gjilanit ka shkuar duke u rritur nga 269 shërbyes civil sa ka qenë më 2008 në 336 më 2012. Kjo rritje e stafit ka ardhur përkundër asaj se disa shërbime janë privatizuar (siç është pastrimi dhe sigurimi fizik i objekteve).

Përveç mbingarkesës së administratës me shërbyes civil, pagat e të cilëve paguhen nga kategoria e “pagave dhe mëditjeve”, Komuna e Gjilanit ka të punësuar edhe një numër të konsiderueshëm të punonjësve me “kontratë mbi vepër”, pagat e të cilëve paguhen prej kategorisë së “mallrave dhe shërbimeve” thuhet në raport./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.