RCCOLA

Gani Neziri njëri nga njerëzit më të afërt të Adem Demaçit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Pak kush e din, se Adem Demaçi sa herë ka marrë rrugë për Gjilan, Viti, Dardanë dhe kudo tjetër në këto anë, ka qenë pothuaj e pamundur të mos shkonte fillimisht në familjen e Gani Nezirit. Ganiu me bashkëshorten, Magriben dhe fëmijët e mrekullueshëm, çdo herë, e prisnin krahapur, të buzëqeshur dhe përlotë humor.

Gani Neziri është ndër personalitetet më të njohura në Anamoravë. Pothuaj se nuk ka ngjarje me karakter kombëtar që t’mos ketë qenë pjesëmarrës. Vjen nga një familje e njohur atdhetare, e cila në gjysmën e dytë të shekullit XX-të, ka qenë e kyçur në të gjitha zhvillimet politike, deri te lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Veprimtaria e tij kombëtare si ish i burgosur politik, besnikëria dhe modestia prej njeriu të mrekullueshëm, kishin bërë që Baca ynë i Madh, Adem Demaçi, ta ketë njërin nga bashkëpunëtorët dhe njerëzit më të afërt në Anamoravë dhe më gjerë.

Pak kush e din, se Adem Demaçi sa herë ka marrë rrugë për Gjilan, Viti, Dardanë dhe kudo tjetër në këto anë, ka qenë pothuaj e pamundur të mos shkonte fillimisht në familjen e Gani Nezirit. Ganiu me bashkëshorten, Magriben dhe fëmijët e mrekullueshëm, çdo herë, e prisnin krahapur, të buzëqeshur dhe përlotë humor.

Janë të panumërta ndejat e Adem Demaçit në odën e familjes Neziri në Gjilan dhe Sllatinë të Poshtme. Takimet e Bacës Adem me babain e Ganiut, Elmi Nezirin dhe me të gjithë vëllezërit, kanë qenë të shpeshta, ndërsa bisedat tepër të afërta. Edhe takimet e Bacës tonë të Madh, Adem Demaçi me shokë të burgjeve dhe idealit të përbashkët kombëtar, në të shumten e rasteve janë organizuar përmes Gani Nezirit.

UBT

Veprimtari i palodhur i çështjes kombëtare, Gani Neziri, ka qenë njëri nga njerëzit e rrethit të ngushtë të miqve të Bacës sonë të Madh, Adem DemaçI. I ka qëndruar afër në çdo kohë, në çdo moment. Në gëzime dhe hidhërime, në ngjarje të mëdha kombëtare e festa familjare.

Rastisi që Baca Adem të ndërroi jetë natën e dasmës së djalit të Ganiut, Durimit. Në këto momente, i tërë ai gëzim dasmorë, u shndërrua në dhembje dhe pikëllim të madh për humbjen e këtij Burri të Madh të shekullit XX dhe fillimin e shekullit XXI. Ganiu në shenjë nderimi e respekti e ka ndërprerë dasmën për të qenë pjesë e dhembjes së madhe kombëtare.

Pak njerëz e dinë sa ka qenë Gani Neziri i afërt me Bacën Adem DemaçI. Këtë nuk e thotë edhe Gani Neziri nga modestia që e karakterizon si njeri, si intelektual dhe veprimtarë i devotshëm.

Derisa Gani Neziri edhe në këto momente nuk flet sepse i tillë është formimi i tij, fletë me admirim opinioni dhe njerëzit që e dinë nga afër se sa shumë ka bërë Gani Neziri, viteve të fundit për Bacën Adem Demaçi./ismet rashiti/rajonipress/