UBT

Gani H. djeg dorën duke shpëtuar të riun, i zhgënjyer që askush nuk ndihmon

/ 4 minuta lexim

Gani H. dëshiron të ndalojë edhe shoferët tjerë, për t`u kërkuar që të ndihmojnë. “Por ata vazhdonin tutje. Nuk arrij të kuptoj diçka të tillë”, thotë kosovari nga Gjermania

I gjithë guximi i shpëtimtarëve shkoi huq. Pas një ndeshjeje ballore humbi jetën në autostradën A 94 një shofer i makinës Clio. Ofruesit e ndihmës së parë përjetuan tmerrin dhe zhgënjimin.

Viktima e aksidentit, një qytetar gjerman 28 vjeçar ishte duke e ngarë makinën e tij në drejtim të Passaut në afërsi të daljes në Anzing, shkruan tz.de. Papritur ai ka dalë nga korsia e tij dhe ka rrëshqitur në anën e djathtë duke u përplasur në këmbët e urës së autostradës. Tre burra kanë bërë përpjekje që ta nxjerrin të plagosurin rëndë nga makina. Për ta bërë këtë, ata janë detyruar që me aparatet zjarrfikëse të luftojnë me flakët që shpërthenin nga makina plotësisht e shkatërruar.

Gani H., 56 vjeçar nga Kosova ka pësuar djegie gjatë këtyre përpjekjeve. “Flakët vinin në vazhdimësi”, tregon ai ende i paliruar nga presioni i përjetimit, transmeton albinfo.ch. “Unë doja që ai të mos digjej. Gjatë kësaj mendoja për familjen e tij”, thotë Ganiu, i cili prej 22 vitesh punon si shofer për një fabrikë birre në Kehlheim.

Kur Gani H. e pa aksidentin që kishte ndodhur para syve të tij në autostradë, ndaloi menjëherë kamionin e tij, duke bllokuar kështu dy korsitë e rrugës. Ndërkohë që shoferët tjerë që ngisnin makinat e tyre, tek kalonin skaj aksidentit, hapnin dritaret për të bërë sehir, Ganiu me dy të tjerë filluan të luftojnë për jetën e të lënduarit rëndë. Tashmë po dilte tymi nga makina. Aparatet zjarrfikëse të dorës nuk mjaftonin për të shuar flakët. Gani H. dëshiron të ndalojë edhe shoferët tjerë, për t`u kërkuar që të ndihmojnë. “Por ata vazhdonin tutje. Nuk arrij të kuptoj diçka të tillë”, thotë kosovari që jeton dhe punon prej vitesh në Gjermani.

Për ta ndihmuar të lënduarin, shpëtimtarët kanë vetëm një shans: ta nxjerrin atë me çdo kusht nga makina. Me një çekiç nga kamioni i tij, Gani H., godet dritaren e pasme të veturës Clio për të krijuar kështu një mundësi për të nxjerrë viktimën, përcjell albinfo.ch. Ndërkohë që njëri nga ndihmësit preu rripin me të cilin ishte lidhur viktima tashmë pa vetëdije, tjetri ia del që të hapë derën e mbrapme nga ana e djathtë dhe përmes saj, ia dalin që përfundimisht ta nxjerrin atë nga makina, para se ta kapte flaka.

KKGJILAN

Në atë moment arrijnë zjarrfikësit e parë dhe shërbimi i shpëtimit, të cilët fillojnë menjëherë t`ia bëjnë rianimacionin viktimës 28 vjeçare.

Gani H. dhe shpëtimtari i dytë kanë lënduar duart gjatë përpjekjeve për shpëtim dhe u desh që të marrin vetë ndihma nga ekipi i shpëtimit, transmeton albinfo.ch. Po ashtu edhe ndihmësi i tretë si dhe dy dëshmitarë u desh të trajtoheshin nga shërbimi i ndihmës së shpejtë.

“Unë kam djegur dorën e djathtë”, thotë Ganiu. “Gjithçka ka rrjedhur shumë shpejt. Ne nuk na ka ndihmuar vërtet askush”, thotë ai duke shprehur moskuptim për ngasësit tjerë të makinave që kanë kaluar aty pa u ndalur të ndihmojnë.

Kamionin e kosovarit u desh ta merrte një kolegë i tij, pasi që ai vetë ishte shumë i mërzitur pas asaj që kishte ngjarë. Pasi u bë e qartë se përkundër të gjitha përpjekjeve të mjekut të emergjencës, viktima e aksidentit nuk kishte mbiejtuar, shpëtimtarët janë tronditur, përcjell albinfo.ch. “Ne kemi marrë ngrykë njëri tjetrin dhe kemi qarë”, thotë 56 vjeçari.

Autostrada ka qenë e bllokuar për trafik tri orë pas aksidentit

https://www.albinfo.ch/gani-h-djeg-doren-duke-shpetuar-te-riun-i-zhgenjyer-qe-askush-nuk-ndihmon/