Fundamenti

Gani Buca, shembull i një investitori serioz në fushën e turizmit

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gani Buca i cili me turizëm merret një kohë të gjatë është njëri nga investitorët më serioz në këtë fushë. Ai po investon në fshatin turistik të njohur “Villa Lura” dhe ka arritur që atë pjesë ta shndërrojë në një ambient atraktiv, të pastër dhe tërheqës për çdo kalimtar. Fshati turistik “Lura” do të jetë oazë e shijes dhe relaksimit shpirtëror në të ardhmen thotë Gani Buca për rajonipress.

Gani Buca është i qetë për nga natyra, nuk fletë shumë sepse punon shumë. Është adhurues i natyrës, ajrit të pastër, ambientit gjelbërues dhe mbi të gjitha jeton për të ofruar peizazhe atraktive për qytetarët.

Gani Buca është marrë me turizëm një kohë të gjatë dhe e njeh në thelb natyrën e kësaj fushe. Por investimi i fundit në Makresh të Epërmë të Artanës ka ngjallur kërshërinë e të gjithë vizitorëve. Aty Buca ka ndërtuar tashmë një kompleks të tërë që përshkruhet me restorantin familjar, ambient të mrekullueshëm për fëmijë, një kënd i rehatshëm me të gjitha të mirat e natyrës. Kurse ndërtimi i fshatit turistik “Lura” është njëri nga projektet më serioze që ka nisur ky biznesmen për ta kthyer vëmendjen e qytetarit kah natyra dhe kah ambientet e bukura e tërheqëse.

Fshati turistik “Lura” sipas Gani Bucës do të jetë një vend ekskluzivisht pushimi dhe argëtimi. “Gjithçka do të jetë perfekte dhe e dizajnuar. “Unë kam ëndërruar për ta bërë një kompleks të tillë dhe nuk hezitova që të kontaktoja me zyret e Bashkimit Evropian për të aplikuar në projekte të ndryshme që lidhen me turizmin. Bashkimi Evropian, Zyra në Kosovë, përmes Fondit të IPA-s ka lansuar programin, “Zhvillimi i Turizmit Rural, Rekreacionit dhe Bujqësisë”, duke nxitur projekte të përbashkëta për ndërtimin e ndonjë fshati turistik si dhe zhvillimin e bujqësisë në viset rurale.

Hidromorava

“Kjo ishte një mundësi e mirë për ne dhe në mars të këtij viti nënshkruam kontratën dyvjeçare, për zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij fshati turistik në Makresh të Epërm të Artanës, ku parashihet zgjerimi i objektit të Restaurantit me sallën e konferencave, me bodrumin e verës si dhe me gjashtë shtëpiza tjera, të cilat do të krijonin një kapacitet akomodimi të përnjëhershëm për së paku pesëdhjetë persona. Plus, këtyre ju shtohen hapësirat tjera rekreative, kryesisht të sportit si dhe shëtitjes po, edhe kultivimi dhe përpunimi i prodhimeve vendore, të cilat do t’i japin rast komunitetit për t’i sjellur këtu prodhimet e veta me çmime të leverdishme” tha Buca.

Tashmë Fshati Turistik “Lura” ka marrë një pamje mahnitëse sepse aty veç janë ndërtuar gjashtë shtëpiza për banim familjar dhe akomodim të më së pakut 50 personave. “Jo vetëm shtëpizat që janë të ndërtuara me material cilësor, por gjithçka që po ndërtohet këtu, po e bëjmë me një kujdes maksimal. Dëshirojë që çdo detaj të bije në syrin e frekuentuesit dhe jam i kënaqur që deri tani punët kanë ecur mbarë e mirë” u shpreh Buca.

Buca thotë se janë në përfundim e sipër terrenet sportive, pjesa tjetër rekreative dhe stazat e shëtitjes dhe gjërat e tjera të planifikuara, të cilat do t’i përfundojmë gjatë vitit 2018 dhe mbi të gjitha jemi të lumtur sepse po krijojmë modelin e ardhshëm të fshatit kosovar. Vjeshta e vitit 2018, do ta gjejë të përfunduar Fshatin Turistik “Villa Lura”, dhe do t’i mirëpres të gjithë ata të cilët duan t’i shijojnë këto bukuri që i kanë falë natyrës, këto hapësira të bukura të Artanës” u shpreh Buca.

Guximin dhe seriozitetin e Gani Bucës po e çmojnë të gjithë ata që vërtet e duan natyrën, e duan jetën larg zhurmës dhe larg ndotjes së ambientit./rajonipress/