RCCOLA

Gani Alidema merr Mirënjohje nga Lëvizja “Vatra”

/ 10 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Gani (Hamdi) Alidema i lindur me 28.03.1940 në fshatin Pozharan, komuna e Vitisë. Rrjedh nga familja patriotike shqiptare ku më 7 janar 1945 në masakrën e xhamisë së Pozharanit ju mbytën me dru familjarët Shaban Haliti i cili ishte kryetari i komunës së Pozharanit, axha Misini dhe kushërirët tjerë e gjithsej nga familja Alidemaj u masakruan më se 22 meshkuj dhe u likuiduan të cilët i kanë djegur të gjallë në furrën e Gjilanit.

Më 06.02.1946 kjo familje u shpall armik i shtetit që quheshin (Ballista) dhe kësaj familje më 06.02.1946 ju konfiskua tërë pasuria e familjes Alidema.

Ganiu shkollën 8 vjeçare e kreu në Pozharan,ndërsa shkollën e mesme ekonomike (gjenerata e pare).

Më 09.07.1962 u punësua në PTT në Gjilan, por më 01 nëntor të vitit 1963 u burgos në burgun e Gjilanit për flamurin kombëtar nga UDB-A e Gjilanit, po ashtu u mbajt në burg edhe për arsye të dajës se tij Agush Mehmeti,Mustaf Kokës dhe Hasan Alisë,pas daljes nga burgu u përjashtua nga puna në PTT dhe me 14.03.1964 gjer më 05.10.1965 punoi në kombinatin e tekstilit në Gjilan, por prapë u përjashtua nga puna si Nacionalist Shqiptar.

Në shtator të vitit 1965 si i përndjekur politik u regjistrua si student i rregullt në akademinë Pedagogjike në Shkup grupi Histori, Gjeografi dhe semestrin e parë e kreu në gjuhën Maqedone, por me iniciativën e tij dhe nënshkrimin e studentëve Shqiptar kërkoi në kuvendin e Maqedonisë që grupi Histori dhe Gjeografi të formohet në Gjuhën Shqipe dhe i njëjti u aprovua nga kuvendi i Maqedonisë dhe më 01.09.1967 shkollimin ia mundësoi bashkëshortja Bahrie Alidema pasi e kishte shkollën normale të kryer, por ishte punëtore e thjeshtë në kombinatin e tekstilit në Gjilan dhe ia mundësoi shkollimin (e financoj shkollimin e tij ) pasi diplomoi u punësua në shkollën fillore ( 8 vjeçare) në fshatin Doberqan si arsimtar i Historisë dhe Gjeografisë.

Më 01.09.1968 u punësua në shkollën fillore “Vukaragjiq”, tani “Thimi Mitko”.
Më 01.09.1973 e gjerë më 01.09.1978 punoi si arsimtar i Historisë në shkollën fillore ‘’Selami Hallaçi’’ në Gjilan ku edhe së bashku me Hasan Ymerin, Halim Halimi ishin themelues të shkollës fillore ”Selami Hallaçi” në Gjilan.

Më 01.10.1978 u zgjedh Sekretar i shkollës fillore “Selami Hallaçi”, në Gjilan pasi që e kishte kryer edhe shkollën e lartë juridike në Prishtinë.

Më 26.02.1990 në lokalet e shkollës fillore ‘’Selami Hallaçi’’ me ftesa nëpërmes nxënësve thirri një tubim në shkollë ku morën pjesë më se 1.000 qytetarë dhe pas hapjes së tubimit që mbajti një fjalim të flaktë para qytetarëve për gjendjen politike në komunën e Gjilanit dhe të Kosovës dhe kërkoi nga qytetarë që tash e tutje në bashkësinë e tretë lokale (Gavran) nuk ka më as lidhje Komuniste e as lidhje Socialiste por vetëm LDK e cila ishte parti e regjistruar nga Vllado Kambovski në Beograd të cilën e udhëhiqte dr.Ibrahim Rugova.
Në këtë tubim u zgjedh këshilli iniciues i LDK-së prej 11 anëtarëve prej të cilës kryetar u zgjedh Gani Alidema.

Ganiu si themelues i LDK-së në Gjilan të njëjtën ditë në shkollë kërkoi dhe e formoi forumin e rinisë,forumin e gruas dhe në të njëjtën ditë në lokalet e shkollës u formua edhe këshilli për pajtimi e gjaqeve të cilin e udhëhiqte Anton Çeta.

Si kryetar i këshillit iniciues të LDK-së Ganiu u angazhua dhe i formoi degët e LDK-së në fshatin Llashticë, Përlepnicsë, Zhegër, Bresalc, Livoç, Cërrnicë etj.

Më 14.03.1995 u burgos nga UDB-a në Gjilan si themelues i LDK-së, themelues i këshillit për financim, sekretar i këshillit për informim, pajtimin e gjaqeve, formimin e pjesëtarëve të UÇK-së dhe eprorëve të saj në nëndegën e tretë të LDK-së në Gjilan.

Për burgosjen e tij në konferencën për shtyp në Prishtinë në gazetën Bujku më 25.05.1995 presidenti i Kosovës dr.Ibrahim Rugova u bën ftesë Serbëve të Kosovës që mos të i provokojnë Shqiptarët.

Në këtë konferencë citoj është burgosur edhe Gani Alidema kryetar i nëndegës dhe themelues i LDK-së në Gjilan.

Ganiu si themelues i LDK-së në Gjilan në shkollën fillore ‘’Selami Hallaçi’’ më 26.02.1990 në tubim para qytetarëve theksoi:Prej vitit 1981 filloi lufta politike kundër Kosovës e sidomos me ardhjen e Sllobodan Millosheviqit në Fushë Kosovë më 1987 kjo ishte luftë politike dhe psikologjike kundër popullit Shqiptar, në këtë kohë filluan mitingjet e Serbëve dhe Malazezëve në çdo qytet dhe fshat të Kosovës dhe në këto mitingje që mbaheshin nga ana e Serbëve kërkoheshin dorëheqjet e organeve të Kosovës duke filluar prej asaj Komunale e gjerë te ato Republikane dhe Federative, nëpër këto mitingje kërkoheshin armë nga Serbët për ti qëruar hesapet me shqiptarët të cilët nuk pe pranojnë Serbin si shtet por po kërkojnë Republikë e këto mitingje të Serbëve nuk po ndalen edhe sot.

Serbët e rrëzuan pushtetin në Mal të Zi,Vojvodinë, u hodh poshtë kushtetua e vitit 1974 në Kosovë u formua gjendje e jashtëzakonshme u formua Serbia unike filloi izolimi i Shqiptarëve, i intelektualëve, burgosja e tyre ku vetëm gjatë vitit 1989 për vepra penale u dënuan 360 prej tyre 336 shqiptar, filloi diferencimi nga puna i punëtorëve shqiptar, u përjashtuan nga lidhja komuniste, kërkohej largimi i emigrantëve nga Kosova dhe kërkohej kolonizimi i Kosovës.

Shqiptarët prej vitit 1923-1927 më se 200.000 shqiptar nga dhuna serbe u shpërngulen në Azi të vogël (Turqi).

Fundamenti

Nëse ata shqiptar kërkojnë në vendlindje çka do të ndodhë me Serbinë .
Prej ardhjes së Millosheviqit në Fushë Kosovë filloi ndërrimi i emrave të rrugëve,shkollave,enteve kërkohej mbyllja e universiteteve të Kosovës ndarja e bazave nacionale,punësimet e Serbëve pa konkurs për kthimin e tyreve Serbëve të cilët dëshirojnë të punojnë dhe jetojnë në Kosovë.

Komuna e Gjilanit formoi fabrikën në Koretishtë ndërtimin e rrugëve, shkollave, ambullantave, rregullimin e rrymës elektrike,telefonat, dhënien e kredive me kushte shumë të volitshme, punësimin në vendet udhëheqëse për Serbët, filloi mos përfillja e strukturës Nacionale sa për ilustrim 15 serbë, 1 turk, 4 shqiptarë janë udhëheqës në Gjilan që duhet të ishte e kundërta.

Krejt kjo fushatë kundër shqiptareve po bëhet nën udhëheqjen e Serbisë dhe mercenarëve të saj.
Në Kosovë këto ditë filluan demonstratat e shqiptarëve,në Kosovë u derdh gjaku,në Kosovë po ndiqen njerëzit dhe po burgosen shqiptarët në Kosovë po mbahet Jugosllavia por në Kosovë për fat të keq po shtien me armë Jugosllavia, çka këtu është një e vërtet 33 janë vrarë prej ardhjes së Millosheviqit 200 e sa janë të plagosur si në Topanicë, Doberqan, Budrikë, Pozharan, Ferizaj, Malishevë, Serbicë, Gllarevë, Vushtri, Podujevë, Janjevë, Deqan, Gjakovë etj për maltretimet tjera mos të flasim.

Siç po i shihni edhe vet siç është inovacioni në shkollën tone më 19.02.1990 nga forcat e policisë serbe dhe në mbledhjet e prindërve nga policia Serbe të cilat vitin e kaluar i rrahën arsimtarët e shkollës tone duke i përcjell nxënësit nëpër shtëpitë e veta ardhja e polices në shkollë ditën kur anëtarët e lidhjes komuniste në shkollë i dorëzuan librezat e lidhjes komuniste, shtrohet pyetja se sa Serbë e Malazez u vranë e u malltretuan dhe u shpërngulën nga presioni “I Shqiptarëve”, çfarë presioni ka pasur Vllasta Todoroviçi dhe Vllada Cfetanoviçi nga shqiptarët të cilët ishin drejtorë të shkollës së lartë pedagogjike në Gjilan.
Për gjendjen e krijuar në Kosovë fajtorin kryesor e shoh në kryesit komunale, krahinore dhe Republikane.

Kërkoj që menjëherë të hiqet gjendja e jashtëzakonshme e policisë në paralarjet, komunat dhe në krahinën tonë.

Sa më parë të vendoset dialogu i hapur dhe konstruktivë me alternativën (Lëvizjen Demokratike të Kosovës), vendoset pushteti në Kosovë.

Kërkoj nga kryesia e Jugosllavisë që të hiqen termat terror, gjenocid, fashizoid, kmishazi, kamikaz etj.
Jam kundër kremtimit të 28 Marsit festë shtetërore e Serbisë (Jugosllavisë).
Jam kundër ndarjes në baza nacionale, jam për Vllaznim-Bashkim dhe Jugosllavinë e Titos Kaçkat sepse ne kemi jetuar me shekuj dhe kemi me jetuar prapë së bashku me Serbët dhe Malazezët myslimanët etj.

Nuk e fajësoj popullin Serb e malazez të Kosovës, por udhëheqësin duke filluar prej asaj komunale, krahinore dhe republikane. Jam kundër daljes në rrugë, ligji të respektohet për të ujitë njëso pa dallim kombi apo kombësie.
Të respektohen veprat e shokut Tito, Kardelit, Bakariçit etj e të mos ndodhë më e keqja çka ndodhi edhe në Rumani.

Të hiqet censura në mjetet e informimit, televizionit, radios etj.
Ti kthehemi mësimit dhe punës se asgjë nuk na pike prej qiellit pa punë dhe pa prodhim.
Të punësojmë sa më shumë kuadro të reja e sidomos ata që pritni vite më radhë për mësim me fakultetet e kryera,e përkrahim programin e Kefit dhe hapjen e vendeve të punës.

Të bisedojmë haptas me shokët Serbë dhe Malazez sepse së bashku kemi luftuar për çlirimin nga okupatori sepse askush askujt nuk ja ka falur lirin por kemi dhënë më se 1 milion e 700 mijë njerëz për çlirimin e Jugosllavisë(atdheut) e vetëm nga Kosova kemi 33 heronjë.

Krejt kjo është arritur nën udhëheqjen e PKJ-së në krye me shokun Tito.
Punëtorë tanë marrin të ardhura personale në kombinatin e tekstilit 300-400 milion e për një fëmijë shtesat famijlare në Serbi dhe Vojvodinë janë 416 milion.

Beogradi thotë 1 milion dollar në vitë i ipet Kosovës si psh Trepçës, elektro ekonomisë, energjisë elektrike ndërsa nuk i përmend pasurit xeherore të Trepçës të cilat e ndërtojnë Beogradin.

Ju bëj thirrje gjykatësve shqiptarët që pa argumente mos t`i dënojmë njerëzit (fëmijët e tanë shqiptar).

Prej sodit nuk ka më lidhje komuniste e as socialiste në lagjen tone dhe në
Komunën e Gjilanit por do të formohet LDK në këtë lagje e pastaj edhe në të gjitha fshatrat e komunës së Gjilanit, me këtë përfundoj fjala hyrëse e Gani Alidemës me 2-3 minuta duar trokitje me të pranishmit në këtë tubim.

Në shkollë punoi gjer më 01.09.2008 dhe u pensionua por edhe më tutje që pas luftës e deri më sot është si gjykatës porotë në gjykatën Komunale në Gjilan./rajonipress/