RCCOLA

Gallup: Sllovenët më të lumturit në Ballkan, serbët më të dëshpëruar

/ 2 minuta lexim

Sllovenët janë qytetarët më të lumtur të Ballkanit, ndërsa në anën e kundërt janë serbët, tregojnë rezultatet nga anketa e Institutit për Hulumtimin e Mendimit Publik, Gallup.

Në hulumtim janë matur emocionet pozitive me ndihmën e pesë pyetjeve: A jeni ndjerë mirë mbrëmë?, A e ndjeni se të tjerët ju respektojnë? A keni qeshur shumë? A keni mësuar diçka interesante? A jeni të kënaqur?

Gjashtëdhjetë e një për qind e sllovenëve u kanë dhënë përgjigje pozitive pyetjeve të parashtruara, me të cilat është matur sasia e lumturisë.

RCCOLA

Pesëdhjetë e dy për qind nga serbët janë përgjigjur se janë të lumtur, tregojnë rezultatet nga anketa telefonike.

Pesëdhjetë e pesë për qind nga qytetarët e Maqedonisë janë të lumtur, 56 për qind nga malazezët gjithashtu janë shprehur si të lumtur, ndërsa pas tyre vijon Kroacia me 57 për qind “të qeshur” dhe Bosnje-Hercegovina arrin 59 për qind.

Rezultatet e anketës e cila është bërë në 148 vende në botë, tregojnë se më të lumturit në botë janë banorët e Panamasë. Tetëdhjetë e pesë për qind kanë dhënë përgjigje të konfirmuar në të gjithë pesë pyetjet.