RCCOLA

Galatasarayn dhe Norwichin i ndajnë 2,5 milionë euro për Rashicën

/ 2 minuta lexim

Milot Rashica është duke shkëlqyer në futbollin turk dhe kjo ka bërë që Galatasarayt t’i rriten apetitet për ta mbajtur më gjatë futbollistin kosovar.

Vushtrriasi është i huazuar në klubin turk nga Norwichi për një vit, por është ambientuar mjaft mirë me jetën në Stamboll dhe dëshiron të qëndrojë në klubin turk.

Megjithatë, Galatasaray, për ta bërë të vetin përfaqësuesin kosovar, duhet të bisedojë me Norwich Cityn, i cili e mban kartonin e tij, shkruan “Gazeta Express”.

Vlera e kartonit të ish-futbollistit të Werder Bremenit është 7 milionë euro.

Ndërkohë, gjiganti turk është i gatshëm t’i paguajë 4,5 milionë për futbollistin anësor.

Pra, dy klubet për momentin i ndajnë 2,5 milionë euro për kartonin e 26 vjeçarit.

Rashica e ka impresionuar trajnerin Okan Buruk duke i zhvilluar 18 ndeshje deri tash në këtë edicion, prej tyre 13 si startues, ndërsa ia ka realizuar 3 gola (1 në ligë dhe 2 në kupë) dhe i ka bërë 3 asistime.

Fidanishtja

Futbollisti ofanziv ka kontratë me Norwich Cityn deri në verën e vitit 2025, por ai nuk do të pranojë të luajë në Championship derisa klubi anglez të rikthehet në Premierligë, nëse eventualisht rikthehet në Angli.

Klubi anglez e kishte blerë kartonin e Rashicës nga Werder Bremeni në vitin 2021 për 11 milionë euro.

Ai i kishte zhvilluar 39 ndeshje me ekipin anglez, duke i realizuar 2 gola dhe i kishte bërë 3 asistime.

Me arritjen e Nicolo Zaniolos, Rashica do të ketë konkurrentë të fortë në Galatasaray, pasi do ta ketë përballë edhe konkurrentin Muhammed Kerem Aktürkoğlu, shkruan “Gazeta Express”.

Nga ana tjetër, Norwichi është i gjashti në Championshpi me 55 pikë nga 35 ndeshje të zhvilluara.

Klubi anglez dëshiron ta rikthejë Rashicën në ekip nëse rikthehet në Premierligë.

Por, një ofertë e mirë për vushtrriasin mund të ndryshonte gjithçka… /Gazeta Express/