RCCOLA

Galatasaray vazhdon interesimin për Xherdan Shaqirin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Klubi i madh turk, Galatasaray është i prirur të rifillojë bisedimet me Liverpoolin për yllin shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Sipas mediumit Fotomac, Liverpooli është vendosur për bisedime me Galatasarayn për shitjen e mundshme të Shaqirit.

Megjithatë, bisedimet thuhet se do të fillojnë vetëm atëherë kur të rifilloj futbolli pas pezullimit të shumë kampionateve shkaku i coronavirusit.

Eco Higjiena

Galatasaray thuhet se po rrit përpjekjet e tyre për ta sjell yllin nga Kosova në Stamboll.

Klubi turk tashmë është përpjekur të nënshkruajë me Shaqirin më parë, dhe këtë herë ata janë të vendosur për të rrëmbejnë reprezentuesin zviceran.

Për Shaqirin interesim kanë shprehur edhe klube tjera angleze dhe ato gjermane. /Telegrafi/