Hidromorava

Galatasaray shkon në Itali për Muriqin

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Sulmuesi kosovar nuk e ka treguar veten sa duhet në Lazio dhe një rikthim në Turqi nuk është i pamundurVedat Muriqi nuk ka arritur të shkëlqejë asnjëherë në fanellën e Lazios.Sulmuesi kosovar ishte transferuar në ekipin italian verën e kaluar nga Fenerbahçe për 18 milionë euro.

Ai konsiderohej si një transferim i madh për “Biancocelesti”.Mirëpo, problemet fizike, koronavirusi dhe mungesa e ambientimit, kanë bërë qe 26 vjeçari të mbetet nën hije.

Madje, në 11 ndeshje të zhvilluara deri tash, me afro 400 minuta, Muriqi nuk e ka gjetur ende golin në fanellën e Lazios.

Për këtë, tashmë kanë nisur spekulimet për një largim të tij të mundshëm nga kryeqyteti italian.

Uji Dea

Mediumi turk, “Fotosport.com” shkruan se Galatasaray ka shprehur interesim për futbollistin prizrenas, përcjell Gazeta Express.

Madje, zyrtarët e klubit turk e kanë ndërmend që në ditët në vazhdim ta marrin rrugën drejt Romës për ta bindur Lazion që t’ua huazojë ose t’ua shesë përfaqësuesin kosovar qysh këtë muaj.

Muriqi kishte luajtur me sukses në futbollin turk, me Rizesporin dhe Fenerbahçen.

E ditë më parë, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare i ka thënë Gazetës Express se Muriqi nuk do të largohet nga “Olimpico” këtë dimër. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.