Mobi Casa

Galatasaray: Rashica lojtar i vlefshëm për ne, po negociojmë për blerjen e tij

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Milot Rashica e kaloi një vit huazimi mjaft të suksesshëm në Galatasaray.

Ylli kosovar është në pronësi të Norwich Cityt, por gjiganti turk po i shikon të gjitha mundësitë për ta blerë kartonin e futbollistit ofanziv.

Erden Timur, zëvendës-president i Galatasarayt po merret personalisht me transferimet, ndërsa fokusin më të madh e ka tek Mauro Icardi dhe tek Milot Rashica, shkruan “Gazeta Express”.

Fundamenti

“Jemi duke negociuar për Rashicën. Është një lojtar mjaft i vlefshëm për ne, por duhet t’i kemi disa opsione, në mënyrë që ta menaxhojmë sa më mirë buxhetin e Galatasarayt. Nuk e di se sa do ta vlerësojnë lojtarin, por ne nuk duam të marrim hapa të gabuar. Nuk mund t’i kalojmë limitet tona. Jemi duke e bërë një projekt afatgjatë, një projekt për 30 vjetët e ardhshëm dhe duhet t’i përmbahemi atij”, u shpreh Timur për mediat turke.

Vushtrriasi me shokë e fituan titullin e kampionit të Turqisë pas një sezoni fantastik që e patën, ndërsa Rashica shënoi gola dhe bëri asistime në një edicion brilant të tij.

Ish-futbollisti i Werder Bremenit do të ishte i lumtur nëse klubet do të merreshin vesh që ta vazhdojë qëndrimin në Stamboll. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.