Uji Dea

Galatasaray pas Shaqirit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Galatasaray ka ripërtërirë interesimin për Xherdan Shaqirin, i cili ende është i pavendosur nëse do të qëndroj në Bayern Munich. Gjiganti nga Stambolli synon ta shfrytëzojë këtë situatë për ta transferuar mesfushorin kosovar.

E ardhmja e Xherdan Shaqirit ende është e paqartë. Reprezentuesi i Zvicrës është i pakënaqur me minutazhin në Bayern Munich. Madje, ish mesfushori i Baselit e ka pranuar se trajneri Jup Heynckess kishte besim më të madh tek ai, sesa Pep Guardiola.

Uji Dea

Kjo ka bërë që të shtohen spekulimet për largimin e Shaqirit nga gjiganti bavarez gjatë kësaj vere.

Kurse, sipas portalit turk yenisafak.com.tr, Galatasaray ka ripërtërirë interesimin për 22 vjeçarin. Ndërsa, më herët interesim për të kishte shfaqur edhe Liverpooli. Por, Shaqiri pritet të vendos për të ardhmen pas Kampionati botëror.