Fundamenti

Galatasaray insiston për Shaqirin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Galatasaray e ka rikthyer interesimin për Xherdan Shaqirin. Gjiganti turk e kishte kërkuar mesfushorin kosovar edhe disa vite më parë, ndërsa tash synon ta shfrytëzojë pakënaqësinë e përfaqësuesit zviceran tek “Reds”, ku ka përfunduar në bankinë.

Galatasaray e kishte kërkuar me ngulm disa vite më parë Xherdan Shaqirin, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, futbollisti kosovar kishte preferuar të transferohej në klube të tjera.

Megjithatë, gjiganti turk nuk është dorëzuar ende për transferimin e përfaqësuesit zviceran.

Shaqiri aktualisht është i pakënaqur me situatën e tij në Liverpool, ku ka përfunduar në bankinë qe një vit.

FIDANISHTJA

Prandaj, mesfushori kosovar mund të largohet nga “Anfield Road” gjatë afatit kalimtar të janarit.

Dhe, klubi nga Stambolli është i gatshëm ta bëjë një ofertë të kënaqshme për “Reds” që t’ia shesin futbollistin anësor.

Sipas mediave turke, kontaktet në mes të klubeve nuk kanë nisur ende, por ato mund të fillojnë në javët në vazhdim, pak para fillimit të afatit kalimtar të janarit.

Për Shaqirin po ashtu flitet se mund të rikthehet në futbollin italian, ku kishte luajtur për Interin. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.