ARKATANA

Galatasaray i bën gati 5.5 milionë euro për Rashicën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Galatasaray ka vendosur përfundimisht ta blejë kartonin e Milot Rashicës. Klubi turk është mjaft i kënaqur me paraqitjet e futbollistit kosovar, të cilin e ka huazuar për një vit nga Norwich City. Klubi nga Stambolli është i gatshëm t’i paguajë 5.5 milionë euro për vushtrriasin

Milot Rashica e ka mahnitur Galatasarayn me paraqitjet e tij të fundit.

Ylli kosovar po shkëlqen së fundmi në fanellën e ekipit turk pas fillimit të vështirë të eksperiencës në Stamboll.

26 vjeçari i ka zhvilluar 7 ndeshje me skuadrën Verdhekuqe duke i realizuar dy gola dhe duke e bërë një asistim.

E këto statistika kanë bërë që drejtuesit e klubit turk të vihen në lëvizje, shkruan “Gazeta Express”.

Aktualisht, vushtrriasi është i huazuar në klubin e Superligës turke.

Eco Higjiena

Mirëpo, krerët e këtij klubi e kanë ndërmend të trokasin në dyert e Norwichit, i cili e mban kartonin e tij.

Sipas mediumit turk “Hurriyet”, Galata është e gatshme t’i paguajë 5.5 milionë euro për ta blerë kartonin e ish-futbollistit të Vitesses dhe Werder Bremenit.

Trajneri Okan Buruk e ka dhënë dritën jeshile dhe negociatat mund të nisin në ditët në vazhdim.

Rashica ka kontratë me Norwich Cityn deri në vitin 2025, shkruan “Gazeta Express”.

Por, u largua prej aty pasi ky ekip ra nga Premierliga në Championship.

Mediat turke raportojnë se përfaqësuesi kosovar është i lumtur në Galatasaray dhe dëshiron ta vazhdojë karrierën aty. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.