ARKATANA

Galatasaray e do Shaqirin

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Mesfushori kosovar nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në Liverpool dhe mund të largohet nga kampioni evropian.

Xherdan Shaqiri nuk po gjen hapësira të mjaftueshme tek Liverpooli.

Futbollisti kosovar ka përfunduar në bankinë tek “Reds” dhe po e shqyrton mundësinë e largimit.

Dhe, për përfaqësuesin zviceran së fundmi interesim ka shfaqur Galatasaray.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat turke, përcjell Gazeta Express.

Mobi Casa

Ish-futbollistin e Baselit, Bayern Munichut, Interit dhe Stoke Cityt e kishte kërkuar gjiganti nga Stambolli edhe disa vite më parë.

Ndërsa tash, Galatasaray ia ka mësyrë përsëri 28 vjeçarit, të cilin synon ta transferojë në afatin kalimtar të janarit.

Shaqiri e kishte nisur vrullshëm eksperiencën në “Anfield Road” duke shkëlqyer në pjesën e parë të sezonit të kaluar.

Por, më pas trajneri Jurgen Klopp e humbi besimin në të dhe qe afro një vit, Shaqiri është një rezervist i rregullt tek kampioni i Evropës.

Futbollisti kosovar e ka fituar dy herë trofeun e Champions Leagues, me Bayern Munichun dhe Liverpoolin. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.