Mobi Casa

Gagica: Verbica e Zhegocit vendi i cili me kohë u bë pjesë e ndryshimit të kahes së historisë sonë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Verbica e Zhegocit si gjithherë në mbështetje të vizionit tonë politik, vendi i cili me kohë u bë pjesë e ndryshimit të kahjes së historisë sonë ka shkruar Nazim Gagica.

Bashkë me ish-Komandantin e ZOK, Ahmet Isufi dhe kandidatin për Kuvendin Komunal në Gjilan nga kjo Malësi, Lulzim Zymberi dhe kryetari i nëndegës z. Islam Rashiti, diskutuam gjatë për të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohen banorët.

Mobi Casa

Programi ynë zhvillimor Aleanca me qytetarët prioritet e ka bujqësinë dhe mbështetjen e fermerëve, duke iu siguruar infrastrukturën rrugore si parakusht për zhvillimin e bizneseve ekzistuese dhe atyre të reja.

Në mandatin e ardhshëm ne do të përmbyllim temën e infrastrukturës rrugore në secilin fshat të Komunës së Gjilanit, kjo e mundëson edhe rikthimin e qytetarëve të shpërngulur, për të investuar dhe për t`i dhënë jetës Malësisë së Zhegocit.
NG