Fundamenti

Gagica takohet me familjen Shehu në lagjen “Dheu i Bardhë”

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Mbështetje për programin tonë dhe kandidaten për Kuvendin Komunal në Gjilan, Arbesa Shehu nga familja Shehu në lagjen “Dheu i Bardhë”, me të cilët biseduam për problemet me të cilat ballafaqohen banorët si dhe nevojat që kanë si lokalitet ka shkruar Nazim Gagica.

Programi ynë zgjedhor “Aleanca me qytetarin” në mandatin e ardhshëm katër vjeçar ka prioritet rregullimin dhe asfaltimin e të gjitha rrugëve në qytet dhe në secilën lagje të Gjilanit dhe mirëmbajtjen e tyre në mënyrë që t`i japim fund njëherë e mirë infrastrukturës rrugore.

Mobi Casa

Lagjja ‘Dheu i Bardhë’ do të lidhet me lagjen “Banja” dhe “Dardania” përmes Parkut shumëdimensional që do të ndërtohet në mandatin tonë të ardhshëm.

Kemi paraparë që brenda mandatit përveç infrastrukturës rrugore, të përfundojmë edhe me ndriçimin e rrugëve dhe vendosjen e kamerave të sigurisë në mënyrë që lagjet tona të jenë të sigurta dhe në monitorim të plotë.
Bashkë ia dalim!
NG