Hidromorava

Gagica takime të shumta në lagje të Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Takimet me qytetarë në kuadër të fushatës elektorale i përmbyllëm në lagjen “Dardania”, bashkë me kandidatët për Kuvendin Komunal në Gjilan, Selami Xhemaili, Kushtrim Qamili, Flakron Ismajli dhe Blerina Bajrami ka shkruar Nazim Gagica.

Çdo ditë jemi në këtë lagje të frekuentuar jo vetëm nga gjilanasit por nga gjithë Kosova. E njohur shumë moti si “Gavrani”.

Në mandatin tonë katër vjeçar do të jemi shumë të vëmendshëm me “Dardaninë”, sepse kjo lagje meriton të jetë moderne, sikurse çdo lagje e Gjilanit.

Uji Dea

Prioritet e kemi përmbylljen e infrastrukturës rrugore dhe mirëmbajtjen e krejt asaj që është ndërtuar deri më sot.

Lagjja “Dardania” do të lidhet me lagjen “Baja” dhe me “Dheun e Bardhë” përmes parkut të madh multidimensional që do të ndërtohet në mes “Dardanisë” dhe “Banjës”.
Do ta dëshmojmë për të satën herë se ne e mbajmë fjalën.
I juaji,
Nazim Gagica