Gagica: Shërbimet e administratës shënojnë rritje të efikasitetit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në bazë të raporteve zyrtare, por edhe matjet që i kemi të bazuara në tregues konkret dhe të prekshëm del se kemi rritje efikasiteti sa i përket shërbimeve dhe rritje të eficiences sa i përket shpenzimeve thotë Nazim Gagica.

Gagica tha se një prej treguesve relevant mund të merret sezoni veror apo muajt e mërgimtarëve e cila ka qenë sfidë dhe një prej problemeve kardinale në sektorin e Gjendjes Civile dhe Administratën Komunale në Përgjithësi. “Dhe në, këtë sezon e kem tejkaluar pa dalluar shumë prej ditëve tjera të zakonshme që dallojmë nga të gjitha komunat tjera pasi që unë personalisht kam vizituar tri qendra të Kosovës (Prishtinën, Ferizajn dhe Dardanën) dhe komuna jonë, paraqet pikën më të lart të ekspansionit në kubën e nivelit të satisfaksionit të qytetarëve me shërbimet komunale në krahasim me komunat tjera,( kur dihet që në GJC në Gjilan pajisen me dokumente qytetarët e 10 komunave për shkak të spitalit Regjional) ku ketë e paraqet edhe raporti i vlerësimit të performances për komuna, nga MAPL ku vlerësimi i performances për Komunën Gjilanit është 98/,38% ka thënë Gagica.

Gagica thotë se rritja e efikasitetit është bërë për shkak të; rritjes së performances së zyrtarëve të DAP-it bazuar në motivim dhe menaxhim të drejt të këtyre resurseve, eliminimi i pauzës, aplikimet online etj.

Mobi Casa

Në qendrën e Shërbimeve me qytetarë në periudhën janar- dhjetor 2014 është ngritur efikasiteti në shërbime ndaj qytetarëve përmes: pranimi elektronik i kërkesave, skanimi i kërkesave, protokolli elektronik, unifikimi i protokollit, procedimi elektronik i lëndëve, kthimi elektronik i përgjigjeve, njoftimi përmes WEB sms, regjistrimi i dokumentacionit në arkiv, zgjidhja e kërkesave brenda afatit ligjor nga Drejtorit, njoftimi i qytetarëve për lëndët që janë në procedurë që kanë kaluar afatin prej 30 ditësh, shtypja e Librit të Madh të Protokollit për vitin 2012 – 2013.

Sipas Gagicës tek shërbimet e Kuvendit në bazë të raportit të MAPL, për funksionimin e Kuvendit kemi rritje efikasiteti dhe jemi Komuna që nuk kemi bërë asnjë shkelje ligjore me rastin e nxjerrjes së akteve./rajonipress/