RCCOLA

Gagica: Programi “Aleanca me qytetarët” në fokus e ka përkrahjen e bizneseve të vogla

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Bashkë me kandidatët për anëtar të Kuvendit Komunal në Gjilan, vizituam sot “Monteroll AS”, prodhues i roleteve të alumit, me pronar Astrit Zuzaku dhe “Insect Protect”, rrjetave të aluminit, me pronar Armend Hyseni ka shkruar Nazim Gagica.

U informuam për sfidat me të cilat janë ballafaquar në rrethana pandemie kur gjithçka ishte dhe është e kufizuar dhe pa ndonjë politikë institucionale të analizuar mirë për përkrahjen e tyre.

Mobi Casa

Programi ynë “Aleanca me qytetarët” në fokus e ka përkrahjen e bizneseve të vogla dhe ato të mesme duke ju krijuar kushte të nevojshme infrastrukturore dhe fiskale për rritjen dhe zgjerimin e veprimtarisë së tyre si forma e vetme për krijimin edhe të vendeve të reja të punës.

Në secilën etapë dhe secilin nivel të qeverisjes, e kemi dëshmuar se bizneset janë prioritet për ne, kësisoj do të vazhdojmë edhe në mandatin e ardhshëm qeverisës në Gjilan.
NG