RCCOLA

Gagica: Për një vit e gjysmë e kemi reformuar Administratën e Përgjithshme

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtori i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Nazmi Gagica, ka mbajtur sot konferencë për media në të cilën ka paraqitur raportin e punës së drejtorisë për periudhën janar – qershor 2015 dhe paraqet rritje të efikasitetit në ofrimin e shërbimeve dhe ulje të shpenzimeve të panevojshme.

Me këtë rast drejtori Gagica, ka thënë se në këtë drejtori janë të vendosur që nga dita e parë, për dhënie efikase të shërbimeve për qytetarë, digjitalizim të shërbimeve, ulje të shpenzimeve të panevojshme, sikurse edhe reformim të Administratës së Përgjithshme.

“Në Drejtorinë e Administratës, në dhënien e shërbimeve për qytetarë, për gjashtë – mujorin e parë të vitit 2015, në sektorin e Gjendjes Civile janë pranuar mbi 43 mijë kërkesa dhe të gjitha kanë marrë përgjigje sipas ligjit. Ndërsa përmes aplikimit elektronik, kërkesën për dokumentacione e kanë bërë mbi një mijë qytetarë që dokumentin e kërkuar e kanë marrë në shtëpitë e tyre”, tha drejtori Gagica i cili ka paraqitur si problem mungesën e furnizimit me Certifikata origjinale nga Ministria e Punëve të Brendshme, në mungesë të operatorit për furnizim.

Edhe sa i përket Qendrës për Shërbim të Qytetarëve, Gagica, ka thënë se në këtë sektor, poashtu janë shënuar përmirësime, duke bërë kështu që edhe drejtoritë komunale të kthejnë përgjigje për qytetarë.

RCCOLA

Ndërsa në fushën e investimeve, kjo drejtori ka bërë rregullimin dhe inventarizimin e zyrave të Këshillit të Fshatit, Përlepnicë, Malishëvë, Livoç i Ulët, Cërnicë dhe Llashticë, sikur që ka investuar edhe në disa zyra të Gjendjes Civile nëpër fshatra, pastaj rregullimin e zyrave të hapura për Drejtorinë e Shërbimeve Publike, transferimin e dosjeve nga arkivi i drejtorisë për në Prishtinë, intervenime të zyrtarëve të IT – së dhe aktivitete të tjera me shumë rëndësi.

Sfidë dhe problem për këtë drejtori mbetet prolongimi i realizimit të projektit të E-kioskave nga Agjensioni i Regjistrimit Civil dhe agjensione që kanë lidhje me Gjendjen Civile.

“Si drejtori kemi bërë kërkesën për qasje në bazën e të dhënave në Agjensionin e Regjistrimit Civil, të cilët që nga fundi i vitit të kaluar nuk kanë kthyer përgjigje. Ne kemi projektin e gatshëm për dokumentet e Gjendjes Civile dhe japim tri produkte për qytetarët për dallim prej Komunës së Prishtinës e cila ofron vetëm një dokument dhe atë vetëm për përdorim të brendshëm”, tha drejtori Gagica duke kërkuar që të bëhet lejimi i qasjes në këto të dhëna, në mënyrë që shërbimet e Komunës së Gjilanit të ofrohen edhe më afër qytetarëve të Gjilanit dhe më gjerë.

Gjithashtu, Gagica është shprehur se krahasuar me periudhën e njejtë të vitit 2014, Komuna e Gjilanit ka shpenzuar 1200 litra më pak derivate, ndërsa krahasuar me vitin 2013, janë shpenzuar mbi 11 mijë litra më pak, përderisa ka shtuar se efikasiteti në punë është rritur dukshëm./rajonipress/