Gagica: Parimi i transparencës, vetëm mashtrim deklarativ i qeverisjes komunale në Gjilan

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Gjilani në vendin e 21-të në listën e vlerësimit të transparencës për Komunat e Republikës së Kosovës. Kjo ishte e pritshme sepse e njihnim mirë këtë mendësi politike që sot udhëheq me Gjilanin ka shkruar Nazim Gagica.

Postimi i plotë i Nazim Gagicës

Mobi Casa

Është për të ardhur keq në çfarë niveli ka degradue Komuna e Gjilanit, një Komunë e cila aspironte të jetë e matshme me komunat e zhvilluara dhe transparente si ajo e Rahovecit, Suharekës, Gjakovës, Prizrenit etj.

Gjilani meriton një qeverisje ndryshe, qeverisje e cila ofron zhvillim ekonomik, transparencë maksimale, infrastrukturë që lehtëson jetën e qytetarëve. Gjilani nuk meriton kësisoj, nuk meriton të bie në këtë nivel!