UBT

Gagica: Nderim i përjetshëm jetës dhe veprimtarisë arsimore të profesorit Naser Arifi

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Vdekja e profesorit të respektuar, është një humbje e madhe për të gjithë ne dhe arsimin në përgjithësi, të cilit i shërbeu për vite të tëra gjatë gjithë jetës së tij thuhet në telegramin ngushëllues të Nazim Gagicës drejtor i arsimit në Gjilan.

Telegram ngushëllimi

E nderuara familje Arifi, Me dhembje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit, kolegut e mikut tonë të mirë Naser Arifi. Vdekja e profesorit të respektuar, është një humbje e madhe për të gjithë ne dhe arsimin në përgjithësi, të cilit i shërbeu për vite të tëra gjatë gjithë jetës së tij.

Mobi Casa

Të gjithë bashkë, tani e tutje le të ruajmë në kujtesën tonë ato virtyte që e ndërtuan atë dhe le të provojmë të marrim nga virtytet e tij.

Nderim i përjetshëm jetës dhe veprimtarisë arsimore të profesorit Naser Arifi. Ngushëllimet më të thella familjes, kolegëve dhe gjithë miqve për këtë humbje të madhe.

Me pikëllim, Nazim Gagica, Drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit