Gagica: Ndër prioritetet tona është Malisheva

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Familja Asllani në mbështetje të programit tonë zhvillimor dhe të kandidates për Kuvendin Komunal në Gjilan, Zarife Asllani ka shkruar Nazim Gagica.

Kemi hartuar një program i cili është në përputhje të plotë me nevojat që ka qyteti dhe fshatrat e Gjilanit. Ndër prioritetet tona është Malisheva, e cila në mandatin e ardhshëm katër vjeçar do të shndërrohet në një fshat model.
Që në fillim të mandatit tonë do të nis ndërtimi dhe zgjerimi i rrugës nga shtatorja e heroit të Kombit, Abdullah Tahiri deri në Malishevë. Do të hapet kopshti për fëmijë nga 0 deri në 6 vjeç me orar gjithë ditor.

Mobi Casa

Në programin tonë për Malishevën kemi paraparë edhe:
-Sigurimi i një veture dhe një ekip mobil për përkujdesje ndaj të moshuarve;
-Gjelbërimi i hapësirave publike me staza për ecje si dhe me dhe ulëse, fusha sportive gjithashtu;
-Rregullimi i kabinave me sistem informues për udhëtarë të trafikut urban;
-Vendosja e koshave të veçantë për mbeturina;
-Ndriçimi publik dhe vendosja e kamerave të sigurisë në secilën lagje.
Në çdo mandat dhe në secilin pushtet qoftë në nivel vendi qoftë në atë lokal, kemi dëshmuar se e mbajmë fjalën. Kështu do të ndodh edhe në raport me Malishevën, fshatrat tjera të Gjilanit dhe Komunën e Gjilanit në përgjithësi.
Bashkë mundemi!
NG