RCCOLA

Gagica: Ndalohen të gjitha para mbrëmjet brenda dhe jashtë hapësirave shkollore

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Gjilan ka ndaluar të gjitha para mbrëmjet e maturës. Nazim Gagica, drejtori DKA-së, tha se njoftohen të gjithë drejtorët dhe mësimdhënësit e të gjitha institucioneve edukativo – arsimore, se Drejtoria Komunale e Arsimit ka nxjerrë urdhëresë, ku ndalon të gjitha para mbrëmjet në formë të organizuar brenda dhe jashtë hapësirave shkollore.

“Këtë vendim, Drejtoria Komunale e Arsimit e bazon në objektivat e saja në disiplinë dhe cilësi në arsim, si dhe evitimin e çfarëdo sjellje jo-etike që mund të ndodhin në organizimin e këtyre para mbrëmjeve, kur kemi parasysh moshën e nxënësve (nën 18 vjeç). Gjithashtu, barra financiare e prindërve është një tjetër faktor ndikues në parandalimin e këtyre para mbrëmjeve”, ka thënë Gagica.

Mobi Casa

Gagica ka shtuar se dëshiron t`i njoftojë edhe nxënësit edhe prindër, se shkollat nuk qëndrojnë prapa paralajmërimeve të tilla për organizim të para mbrëmjeve, dhe çfarëdo organizimi në këtë drejtim bie në kundërshtim edhe me ligjet në fuqi.

“Në fund, edhe njëherë deklarojmë se Drejtoria Komunale e Arsimit ndalon organizimin e para mbrëmjeve brenda apo jashtë shkollave, dhe të gjithë ata që kanë statusin e nxënësit obligohen t’i respektojnë vendimet e shkollave dhe në këtë rast Urdhëresën e Drejtorisë së Arsimit për ndalimin e para mbrëmjeve. Suksese në mësim”, ka thënë Gagica./rajonipress/