Uji Dea

Gagica: Mësimi nuk filloi sot. Stres për prindërit në vend të gëzimit të nxënësve!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kështu mund të vlerësohet ky fillimshtator e vit i ri shkollor, ndërsa Ministria e Arsimit e përgjithësisht qeveria eksperimenton me shkollën, nxënësit, mësimdhënësit e prindërit ka shkruar Nazim Gagica.

Postimi i plotë:
Një shtatori i sivjetëm nuk i gjeti nxënësit me libra, në emër kinse të kursimit të buxhetit të shtetit ku ishin paraparë 4.5 milion euro për furnizimin me libra. Ky proces dështoj, dhe filloi eksperimentimi ku nga 4.5 milion euro, kostoja e rimbursimit do të shkojë në mbi 13 milion euro – 9 milion euro më shumë. Kursim se jo mahi!

Në anën tjetër, të dhënat dëshmojnë se prindërit kanë shumë vështirësi në aplikim: mungesa e llogarive bankare, mungesa e njohurive për aplikim, ngarkesat dhe qasja e vështirësuar në faqen zyrtare e- Kosova, aplikimi nga diaspora, përzgjedhja e teksteve etj.
Të gjitha këto kanë shkaktuar revoltë e stres te prindërit, në vend të gëzimit që lexojnë në sytë e fëmijëve.

GRANDEMALL

Rreth 115 mijë aplikime përfaqësojnë vetëm rreth gjysmën e nxënësve, prandaj lehtësisht vërtetohet se kjo Qeveri, respektivisht Ministria e Arsimit ka dështuar. Realisht, mësimi nuk ka filluar sot – më 1 Shtator dhe fajtor për këtë nuk është Sindikata, as Rrahman Jashari.

Përkundër këtyre vështirësive e pengesave, të gjithë nxënësve e mësimdhënësve si dhe gjithë atyre që lidhen me arsimin u urojmë një vit të mbarë shkollor, shëndet, suksese e rritë të dijes e cilësisë.
Urime, gëzuar!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.