Fundamenti

Gagica: Malisheva e Gjilanit do të jetë fuqishëm në fokusin tonë qeverisës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kandidati për kryetar të Gjilanit, Nazim Gagica ka thënë se Malisheva do të jetë fuqishëm në fokusin e tij qeverisës në mandatin e ardhshëm katër vjeçar. Gagica ka premtuar një mori investimesh për Malishevën pas zgjedhjeve të 17 tetorit e ku ai do të jetë kryetar i Gjilanit.

“Do të bëhet ndërtimi dhe zgjerimi i rrugës nga shtatorja e heroit të kombit “Abdullah Tahiri” në drejtim të Malishevës me gjithë infrastrukturës përcjellëse”, ka thënë Gagica. Ai ka premtuar edhe hapjen e qendrave me bazë në komunitet për fëmijët deri në 6 vjeç. “Do të bëhet hapja e qendrave me bazë në komunitet për fëmijët 5 deri në 6 vjeç, në kuadër të programit për rifunksionalizimin dhe shndërrimin e hapësirave publike në kopshte për fëmijë”. “Vendosja e kamerave të sigurisë në secilën lagje të fshatit Malishevë”, ka thënë kandidati i AAK-së për Gjilan, Nazim Gagica. Ndërsa, kandidatja për anëtare e Kuvendit Komuna, Zarife Asllani është zotuar se do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve të Malishevës si përfaqësuese e tyre në organin më të lartë të Gjilanit, Kuvend.

Mobi Casa

https://www.facebook.com/Nazzimi/posts/4964286293584954