RCCOLA

Gagica: Komuna e Gjilanit po vazhdon të fshehët! Gjilani është në situatë të rëndë, ka degraduar në secilin segment

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Transparenca dhe llogaridhënia si parakusht i funksionalizimit të demokracisë ka dështuar në Komunën e Gjilanit ka shkruar kreu i AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica.

Postimi i plotë i Nazim Gagicës:

Gjilani renditet në vendin e 17-të në indeksin e transparencës buxhetore duke rënë për 9 pikë në listën e komunave të Kosovës krahasuar me vitin 2021.

Mobi Casa

Mashtrimet deklarative për transparencë dhe llogaridhënie dhe shumë mashtrime tjera elektorale të qeverisjes komunale dolën sheshit që në fillim të mandatit qeverisës.

Gjilani është në situatë të rëndë. Ka degraduar në secilin segment, në arsim e shëndetësi, kulturë e sport, ekonomi e infrastrukturë. Kjo mendësi politike që sot qeverisë me Gjilanin e Kosovën, është aksidentale agjenda e së cilës nuk është as Gjilani, as Kosova e as qytetarët.