UBT

Gagica i AAK-së: Do ta institucionalizojmë Liceun Artistik, Korin dhe Ansamblin e Qytetit në Gjilan

/ 1 minutë lexim

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga AAK-ja, Nazim Gagica është zotuar se në afat rekord do ta institucionalizojë Liceun Artistik, Korin e Qytetit dhe Ansamblin e Qytetit të Gjilanit.

“Liceu Artistik, Kori i Qytetit dhe Ansambli i Qytetit të Gjilanit, do të institucionalizohen në afat rekord në mandatin e ardhshëm katër vjeçar”, ka shkruar Gagica në llogarinë e tij në Facebook.

RCCOLA

Ai ka thënë se kjo duhet të ndodh për shkak se Gjilani ka potencial të madh artistik. “Kjo do të ndodh sepse Gjilani ka potencial të madh artistik, dhe mbi të gjitha për shkak të prezantimit dhe sukseseve të arritura në fushën artistike brenda kufijve shtetëror e kombëtar por edhe jashtë tyre”, është shprehur ai.

Sipas tij, investimi në art e kulturë është investim në imazhin e Komunës dhe Republikës. “Investimi në art e kulturë, është investim në imazhin e Komunës, në imazhin e Republikës. Bota na njeh kësisoj, shembull kemi artistët tanë me famë botërore. E kemi dëshmuar që ne e mbajmë fjalën!”, ka përfunduar Gagica.