Fundamenti

Gagica: Gjilani ka degraduar keq, LVV tradhtoi besimin e qytetarëve, duke mos mbajtur premtimet elektorale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Që Gjilani ka degradua, nuk ka nevojë për elaborim sepse qytetarët po e përjetojnë secilën ditë këtë. Ftojmë institucionet e Komunës së Gjilanit që të veprojnë në përputhje me interesin qytetarë, sepse veprimet e deritashme janë në shpërputhje të plotë me premtimet elektorale, dmth kemi të bëjmë me tradhti ndaj besimit qytetarë thotë Nazim Gagica kryetar i AAK-së në Gjilan.

Kreu i AAK-së Nazim Gagica për rajonipress ka folur për zhvillimet e fundit në skenën politike, sidomos pas prishjes së koalicionit dhe tani kur Gjilani ka hyrë në një krizë të thellë institucionale.

“E kemi thënë disa herë që prishja e koalicionit qeverisës, sado i papunë e degradues që ka qenë si i tillë, prishja e tij ka dëmtuar edhe më shumë Gjilanin dhe qytetarët. Po ashtu, e kemi thënë dhe vazhdojmë t’i qëndrojmë mbrapa idesë se ai koalicion ka lindë për interesa të ngushta, ka jetu e në fund është shuar po për interesa të ngushta. Si Aleancë nuk kemi qenë pjesë e kalkulimeve dhe zhvillimeve të fundit politike në Gjilan dhe me kohë kemi dhënë qëndrimin tonë menjëherë pas prishjes së koalicionit. Ne do të jemi opozitë konstruktive sepse konstruktiviteti dhe interesi qytetarë është në agjendë të Aleancës pavarësisht pozicionit tonë” thotë Gagica.

FIDANISHTJA

“Që Gjilani ka degradua, nuk ka nevojë për elaborim sepse qytetarët po e përjetojnë secilën ditë këtë. Ftojmë institucionet e Komunës së Gjilanit që të veprojnë në përputhje me interesin qytetarë, sepse veprimet e deritashme janë në shpërputhje të plotë me premtimet elektorale, dmth kemi të bëjmë me tradhti ndaj besimit qytetarë” shton tutje kreu i AAK-së.

Gagica mendon se Aleanca po fuqizohet çdo ditë dhe përveç punës në bazë të fuqisë që kemi në Kuvendin Komunal, po zgjerohemi në terren në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet lokale në afat të rregullt ligjor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.