UBT

Gagica: Ejani ta bëjmë Gjilanin qytetin që duam

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Shtëpia jonë është e të gjithëve. Ejani ta bëjmë Gjilanin qytetin që duam. Ejani në AAK. Ne nuk jemi në ballë, ne jemi krah jush dhe kështu e shohim ecjen e suksesshme. Zoti e bekoftë Gjilanin dhe qytetarët e tij ka thënë Nazim Gagica në fjalën e tij promovuese për kryetar të Gjilanit.

Fjala e plotë e Nazim gagicës
Qytetarë të respektuar të Gjilanit.
Miq, anëtarë e struktura drejtuese të AAK-së,
I nderuar kryetar, z. Ramush Haradinaj.
Asnjëherë në jetën time, që kur angazhimi im politik e shoqëror lidhet me “shtëpinë” time politike – me AAK-në, nuk e kam menduar se në një ditë si kjo unë do të dalë para jush si i përzgjedhur për t’ju përfaqësuar në një garë politike, të cilën e kuptoj si përgjegjësi të jashtëzakonshme për të përfaqësuar vlerat më madhore që kemi krijuar në këtë rrugëtim tonin. Kjo është dëshmi se Aleanca vlerëson angazhimin e punën e mirë, dëshmi se rrita politike në Kosovën e lirë – në AAK si familje politike është krejt e natyrshme. Jam i privilegjuar që jam i përzgjedhuri juaj dhe gjithë qenia ime shprehë mirënjohjen e thellë për këtë fakt.

Jam i privilegjuar që të jem përfaqësuesi i AAK-së para qytetarëve të Gjilanit, që kurdo kanë ditur ta vlerësojnë angazhimin tonë.
Ju garantoj se angazhimi im, ashtu si ai i Aleancës e kryetarit R. Haradinaj, për Kosovën, për Gjilanin- për atdheun tonë dhe për qytetarët është angazhim PERNIME. Këtë e kemi dëshmuar me gjithë qenien tonë, këtë do të vazhdojmë ta rrisim. Angazhimi jonë në AAK nuk është thjeshtë politik; është angazhim i njeriut për njeriun, i qytetarit të zgjedhur për qytetarin që e ka zgjedhur; angazhim i njeriut për shtëpinë e tij – për atdheun e tij.
Besoj se qytetarët e Gjilanit do të arrijnë ta njohin thellësisht këtë zotim tonin në këtë garë, duke u betuar në një besëlidhje për ato që do t’i bëjmë në katër vitet e ardhshme.

FIDANISHTJA

Të dashur qytetarë të Gjilanit.
Miq e struktura drejtuese në AAK.
Kryetar Haradinaj.
Aleanca…është një shtëpi politike me dyer të hapura për ata që e duan vendin e tyre; për ata që e duan qytetin e Gjilanit, një qytet modern, të zhvilluar e të dashur për të jetuar në të.

Me projektin zhvillimor Aleanca e ka PERNIME, ashu siç e kishim secilën detyrë që vendi ynë, qytetarët tanë na e kanë dhënë deri më sot si angazhim.
Gjilani e qytetarët e tij e njohin angazhimin tonë në të kaluarën.
Gjilani dhe qytetarët e tij e dinë se ne i bëjmë ato që i themi; se jemi “dorzanë” të fjalëve me veprimet praktike që do t’i bëjmë.
Shtëpia jonë është e të gjithëve. Ejani ta bëjmë Gjilanin qytetin që duam. Ejani në AAK. Ne nuk jemi në ballë; ne jemi krah jush dhe kështu e shohim ecjen e suksesshme.
Zoti e bekoftë Gjilanin dhe qytetarët e tij.
Me besim në Zot e Atdhe.
Gëzuar.
Ju falemnderit.
Nazim Gagica.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.