Uji Dea

Gagica: Do të vazhdojmë të sjellim qytetarët tanë në shpinë tonë të madhe – në AAK

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Dega e AAK s në Gjilan sot shënoi edhe një përvjetor të lindjes së saj, të rritës e suksesit; të përkushtimit, seriozitetit e qëndrimit dinjitozë përballë qytetarëve ka thënë Nazim Gagica.

Postimi i plotë:

Ne u rreshtuam të parët krah kryetarit Ramush Haradinaj, sepse këtu në Gjilan, e kishim besimin e plotë në angazhimin e tij politik pas atij luftarak. Ne u rreshtuam krah Ramush Haradinajt e AAK-s, sepse kishim këtu Ahmet Isufin-njeriun tonë të dëshmuar në angazhimet ilegale politike; njeriun tonë në angazhimet luftarake për liri e çlirim në ballë të UÇĶ në ZOK. Ne kishim në ballë atëherë e sot, du njerëz, dy luftëtarë e komandantë të gatshëm t’i falen lirisë. Ne kishim atëherë e sot dy njerëz e politikanë të përkushtuar për lirinë, shtetin e Kosovës dhe rrugën e zhvillimit të saj. Ne kishim e kemi kryetarin tonë z. Ramush Haradinaj.

FITORJA

Ne kishim e kemi emblemën tonë në Gjilan, Ahmet Isufin..
Në majin e vitit të kaluar ne mbajtëm zgjedhjet, dhe tashmë të konsoliduar po ecim sigurtë në rritën tonë. Këtu në Gjilan ne po rritemi vazhdimisht me kuadro të reja,prifesionistë e figura politike të dëshmuara; po marrim besimin e merituar të qytetarëve, dhe natyrshëm jemi të vetmit që po rritemi.

Ne po rritemi kudo si Aleancë. Po rritemi në Gjermani me kryetarin Ukë Blakaj dhe me njeriun tonë Ilmi Mustafa, që kudo e kurdo po dëshmon vullnet e angazhim të pashoq. Ne po rritemi me njeriun e përkushtuar e atdhetarin Ismet Hyseni në Zvicër – njeriun kaherë të përkushtuar për AAK-n, për Kosovën.

Kryetari Haradinaj, deputetët e AAK s në Parlament e njerëzit e AAK -s kudo po dëshmojnë vetëdije e angazhim për shtetndërtim e zhvillim.
Në Gjilan; ne si Degë po ndjekim po këtë vijë konsistente, duke projektuar qytetin tonë si zonë me prioritet në zhvillimin ekonomik me ide e vizion të qartë; në zhvillim kulturor e sportiv ku shquhemi për vlera të jashtëzakonshme. Ne po ofrojmë vizion konkret, praktik, të mundshëm zhvillimi. Ne po ofrojmë veten tonë, prandaj sot jemi më të besueshmit në Gjilan – besim që po e rrisim me prurje të reja, rritë të vazhdueshme e angazhime konkrete. Ne do të vazhdojmë të rritemi; do të vazhdojmë të sjellim qytetarët tanë në shpinë tonë të madhe – në AAK.
Gëzuar përvjetori!
Ju faleminderit të gjithëve për punën e angazhimin
Ju faleminderit e gëzuar!
Nazim Gagica

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.