FITORJA

Gagica: Do ta krijojmë një administratë edhe më efikase

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nazim Gagica drejtor i Administratës së Përgjithshme thotë për rajonipress se synim i tij mbetet krijimi i një administrate sa më efikase dhe më profesionale. Përgjegjësia dhe llogaridhënia e zyrtarëve në këtë administratë janë një objektiv tjetër i tij përmes së cilës tenton të shtoj efikasitetin dhe ofrimin e shërbimeve sa më të shpejta dhe më të mira për qytetarët gjilanas.

Kur e emëroj në krye të drejtorisë së administratës së përgjithshme, Nazim Gagicën, kreu komunal Lutfi Haziri tha se Gagica është jurist dhe e ka sfidën e parë në administratë. “Besoj shumë që do të jetë njëri nga autoritetet që do të punoj shumë në shërbimet e administratës” tha Haziri gjatë prezantimit të Gagicës.

Nazim Gagica në një bisedë për rajonipress thotë se vërtet është sfidë për të udhëheqja e një dikasteri komunal që ka shumë angazhime dhe përgjegjësi, por Gagica është i motivuar dhe i bindur se me prioritetet dhe objektivat që i ka parashtruar vetës, do t`ia dalë që ta krijojë një administratë edhe më efikase dhe më të përgjegjshme.

ARKATANA

Thotë se fakti që ka një staf profesional dhe me përvojë është një përparësi që punët të ecin edhe më mirë. Por cili është çelësi i Gagicës që pret tua servojë qytetareve dhe klientëve të përditshëm të cilët siç thotë ai përballen me pritje e telashe për të rregulluar dokumentacionet.”Parimi i përgjegjësisë etike dhe morale dhe llogaridhënia e shërbyesve civil ndaj qytetarëve është objektivi im kryesor. Unë nga këto premisa synoj ta bëjë një administratë edhe më të profesionalizuar dhe më efikase” tha Gagica.

Sipas tij sfiduese mbetet koha e ardhjes së mërgimtarëve në Gjilan.”Do ta përballojmë fluksin e mërgimtarëve dhe do të shtojmë kapacitete tona vetëm që ata të ndihen si në shtëpinë e tyre. Do të jemi efikas karshi kërkesave të tyre” tha Gagica.

Gagica i cili ka bërë një emër të njohur në Gjilan e Kosovë si këngëtar thotë se muzika për të është hobi dhe i flenë në shpirt, por profesioni i tij është si doktor i ardhshëm i shkencave të menaxhmentit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.