Fundamenti

Gagica: Bresalci i ka qëndruar besnik gjithherë vizionit tonë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Bresalci vazhdon fuqishëm në përkrahje të programit tonë dhe të kandidatit nga ky lokalitet për Kuvendin Komunal, Pajazit Muji ka shkruar Nazim Gagica.

Programi ynë zhvillimor për Gjilanin parasheh Zonën Ekonomike në Bresalc, me qëllim të zgjerimit dhe lehtësimit të aktiviteteve ekonomike të bizneseve ekzistuese. Kjo do të ketë impakt edhe për Bresalcin si një lokalitet që lidhet edhe me Autostradën Gjilan-Prishtinë, si një mundësi shtesë për zhvillim.

Prioritet e kemi krijimin e infrastrukturës së nevojshme për bujqësi duke realizuar projekte për liqene akumuluese për nevoja të agrokulturës edhe në këtë pjesë të Gjilanit. Bujqësia do të ketë dyfishim të granteve, mbështetje e vazhdueshme dhe dinjitoze e fermave ekzistuese dhe krijimin e kushteve për hapjen e bizneseve të reja.

RCCOLA

Do t’i kushtojmë rëndësi të veçantë edhe zhvillimit dhe financimit të projekteve për punësimin e femrave dhe të rinjve me ide kreative.

Në programin tonë “Aleanca me qytetarin” parashihet edhe shtimi i kapaciteteve mjekësore nëpër ambulanta në lagje të ndryshme të qytetit në Gjilan ku ka frekuentim të madh, si dhe nëpër vende rurale me numër të madh të banorëve.

Mbetemi të vendosur për qeverisje me qytetarin sikurse vendimet që do të merren do të jenë në koordinim me qytetarët, sepse do të qeverisim bashkë.
121-Qeverisje me vlera!
NG