FITORJA

Gagica: Administrata nuk do te ketë më pauzë për dhënien e shërbimeve ndaj qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Drejtoria e Administratës së Përgjithshme në Gjilan ka marrë vendim që prej sot të mos ketë pauzë për dhënien e shërbimeve të administratës dhe ofiqarisë, e cila ka qenë prej 12:00-13:00.

Drejtori i Administratës së Përgjithshme, Nazim Gagica, ka thënë se arsyeja e ndërprerjes së pauzës është se gjatë kësaj kohe krijohej një tollovi e madhe e qytetarëve që kanë pritur në radhë për të marrë shërbime.

“Duke e parë fluksin e madh të njerëzve para dyerve të administratës publike prej orës 12:00 deri 13:00, tollovia e krijuar, pritjet e qytetarëve etj, jam detyruar që të marrë një vendim për të gjetur një zgjidhje që do të jetë efikase për t’u afruar qytetarëve shërbime shtesë dhe mendoj që me heqjen e pauzës, qytetarët do të kenë mundësi që të marrin shërbime shtesë prej një ore, që shpresoj fuqishëm se tollovia e krijuar do të mbetet histori”, ka thënë drejtori i Administratës së Përgjithshme, Nazim Gagica.

UBT

Me këtë rast, drejtori Gagica pohoi se ky vendim ka qenë sfidë për drejtorinë, duke e marrë parasysh mungesën e stafit, por do t’ia dalin vetëm e vetëm për t’i dhënë shërbime sa më efikase qytetarëve.

“Ka qenë sfidë, është dashur që të bëjmë ndryshime në dhënien e shërbimeve, për shkak se kemi mungesë të stafit, por në bashkëpunim edhe me punëtorët, me shërbyesit civil, me zyrtarët, kemi arritur që të krijojmë një organizim të brendshëm që të jemi funksional dhe të funksionojnë të gjitha sektorët në mënyrë efikase. Gjithashtu, ajo që më ka shtyrë ta marrë këtë vendim është se shumica e shërbyesve, punëtorëve, qoftë të sektorit publik, qoftë të sektorit privat, do të kenë mundësi më të mëdha që ta shfrytëzojnë kohën e pauzës dhe të nxjerrin dokumente në Administratë”, ka potencuar drejtori i Administratës së Përgjithshme, Nazim Gagica./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.