RCCOLA

Gagica: Administrata e Gjilanit prinë në nivel vendi me kreativitet dhe inovacion

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Administrata komunale ka rritur efikasitetin e shërbimeve duke ndikuar në rritjen e nivelit të satisfaksionit të qytetarëve me shërbimet që ka ofruar Drejtoria e Administratës së Përgjithshme në këtë nëntë mujorësh thotë për rajonipress Nazim Gagica.

Nazim Gagica drejtor i administratës së përgjithshme tha se gjithashtu Administrata Komunale e Gjilanit prinë në nivel vendi me kreativitetin dhe inovacionet që ka aplikuar për krijimin e një administrate moderne, duke filluar prej aplikimeve online, dhe ka ndikuar dukshëm në rritjen e cilësisë dhe shpejtësisë si dhe për të ofruar shërbime në vendin e duhur, kohën e duhur dhe aty ku ka nevojë qytetari.

“Një prej matësve kryesorë të rritjes së efikasitetit në këtë drejtori ka qenë sezoni i kurbetqareve ku kemi rritje të shërbimeve për 10 mijë kërkesa të miratuara në krahasim me vitin e kaluar dhe qytetarët janë pajisur me këto dokumente mjaftë komod dhe pa pritje në radhë, ku më meritorët për ketë ekspansion shërbimesh janë padyshim punëtorët e kësaj drejtorie sidomos në sektorin e Gjendjes Civile dhe Sektorin e Qendrës së shërbimeve me qytetarë” tha Gagica.

Gagica tha se tani jemi duke implementuar projektin “One Stop Shop” për krijimin e hapësirave të përbashkëta për shërbime të qytetarëve i cili projekt do t’iu mundësojë qytetarëve Gjilanas që të marrin të gjitha shërbimet në një hapësirë të vetme. Ky projekt pritet të implementohet deri më 24 dhjetor.

Fundamenti

“Në javët e ardhshme do të hapim faqen e Komunës për aplikime online të procedurave për të gjitha drejtorit komunale ku qytetarët do të kenë qasje direkte në shërbimet e secilës drejtori të Komunës së Gjilanit. Kurse muaji nëntor do të jetë muaji i debateve ku jemi duke i bërë përgatitjet për debate publike në disa lokalitete të mëdha ( lagja e Zabelit, lagja e Dardanisë, fshati Llashticë) për të përfunduar me debatin qendrorë në Teatrin e Qytetit- Gjilanit”.

Megjithatë sfidë në sektorin e Gjendjes civile sipas Gagicës padyshim se mbesin Qytetarët e Luginës së Preshevës dhe Malësisë së Bujanocit të cilët jetojnë, veprojnë prej vitesh në Gjilan dhe nuk janë të pajisur me dokumente dhe kjo nuk bie në kompetencë të komunës, por ky problem duhet të zgjidhet në instanca më të larta të Republikës së Kosovës.

Derisa objektivë e DAP- it mbetet finalizimi i projektit për e- Kioskat ku do të përmbushim kriterin e fundit për krijimin e një administrate moderne./rajonipress/