HW

Gagica: 95 përqind e nxënësve, prindërve e mësimdhënësve janë të kënaqur me mësimit online

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, në konferencë me gazetarët ka bërë prezantimin e sondazhit për përdorimin e shërbimeve të ofruara online në kohën e përballjes me pandeminë Covid-19.

Gagica ka thënë se nga data 16 mars jemi duke punuar në procesin edukativo-arsimor përmes platformës online që ka krijuar Komuna e Gjilanit, gjithashtu është përcjellur edhe mësimi përmes videove nga MASHT, mësimi nga televizioni publik dhe rrjeteve sociale.

“Rreth 95 për qind e nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve janë të kënaqur me platformën online të mësimit. Konfirmojmë se këtë sondazh prinë platforma mesojmengashtepia.com, që e ka bërë Komuna e Gjilanit, pastaj vjenë mësimi përmes televizionit publik, e më pas MASHT me mësimet në youtube.com, e kështu me radhë. Në këtë formë të mësimit përmes sondazhit është bërë një komunikim i fuqishëm dhe i vazhdueshëm në këtë fazë mes nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve”, ka njoftuar Gagica.

FIDANISHTJA

Ai ka falënderuar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për realizimin e programit arsimor është në nivelin më të lartë dhe në komunikimin nxënës – mësimdhënës janë përdorur edhe aplikacione të tjera si viber, zoom, messenger etj.

“Duke përdorur aplikacionet e ndryshme është arritur që përveq zhvillimit të mësimit, të bëhet edhe vlerësimi i nxënësve, detyra të ndryshme për ta, aktivitetet e përbashkëta dhe gjithashtu janë zbatuar edhe forma të ndryshme të mësimdhënëses e nxënies sipas modeleve më të reja pedagogjike”, ka potencuar ai mes tjerash.

Gagica ka falënderuar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit të cilët janë angazhuar maksimalisht në zhvillimin e mësimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.