FITORJA

Gabriel sjell në Prishtinë porositë e Merkelit për Demarkacionin dhe Gjykatën Speciale

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

​Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ka thënë sot në Prishtinë se Gjermania është krenare me arritjet e deritashme të Kosovës, dhe se do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të ardhmen. Në një konferencë të përbashkët për media, me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i qeverisë së Angela Merkelit ka përshëndetur, siç ka thënë ai, vullnetin e Kosovës për të zgjidhur çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

“Gjermania është ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën… dhe është krenare me të gjitha të arriturat e deritanishme”, ka thënë Gabriel, teksa ka uruar Haradinajn dhe popullin kosovar për 10-vjetorin e Pavarësisë.

“Ne e dimë që sfidat janë edhe më tej të mëdha”, ka deklaruar kryediplomati gjerman në Prishtinë.

“Gjermania dëshiron të mbetet edhe në të ardhmen një partner i qëndrueshëm, jo vetëm në sferën politike, por edhe ekonomike”, është shprehur ai.

“Shpresojmë që Kosova ta arrijë një stabilitet ekonomik dhe politik, sepse qytetarët e kanë merituar këtë”, ka thënë Gabriel.

“Duhet të zgjidhen sfidat, si zbatimi i ligjit, zbatimi i reformave, po ashtu edhe çështja e gjyqësorit të pavarur”, ka nënvizuar ministri i Jashtëm gjerman.

FIDANISHTJA

Gabriel ka thënë se Gjermania do të angazhohet që Kosova edhe më tej të përgatitet për, siç ka thënë ai, çështje jo të këndshme. “Një nga to janë edhe Dhomat e Specializuara, të cilat do të trajtojnë krimet e mundshme të luftës”, ka theksuar ai.

“Unë jam i lumtur që kam dëgjuar që ka vullnet për t’u zgjidhur edhe çështja e demarkacionit me Malin e Zi. E mbështesim këtë, sepse është në të mirë të qytetareve të Kosovës, në mënyrë që ky kriter të plotësohet dhe të ketë liberalizim vizash”, është shprehur Gabriel.

Kryediplomati gjerman ka folur edhe për qëndrimin e tij në Beograd sot.

“Ne, sot edhe në Beograd e kemi theksuar se për ne, natyrisht në qoftë se Serbia dëshiron të shkojë në drejtim të BE’së, duhet të plotësojë kriteret e shtetit ligjor, dhe natyrisht edhe pranimin e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Gabriel.

“Ky është një parakusht për rrugën e tyre në BE, dhe për këtë mund të llogaritni në mbështetjen tonë”, ka deklaruar ministri i Jashtëm gjerman. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.