Fundamenti

Gabriel Jesus krahason Xhakën me De Bruyne teksa flet për stilin e lojës së tij

/ 2 minuta lexim
HW

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus ka folur për lojën dhe formën e tij, ndërsa gjatë intervistës ka vendosur shqiptarin Granit Xhaka dhe Kevin de Bruyne në një nivel loje.

Braziliani ka shkëlqyer me Arsenalin që nga transferimi i tij nga Manchester City këtë verë.

25-vjeçari ka qenë pjesë vendimtare e suksesit të Arsenalit në këtë fillim sezoni, pasi ka shënuar 5 gola dhe 3 asistime në 8 ndeshjet e para.

Jesus është pyetur për stilin e tij të lojës, ku ka treguar në pika të shkurtra, teksa duke folur e sipër ka bërë një krahasim mes mesfushorit shqiptar, Xhaka dhe ish-bashkëlojtarit të tij te City, Kevin de Bruyne.

FIDANISHTJA

“Dua të shënoj gola, kështu që më duhet të arrij në zonë, pra nuk mund të kthehem shumë mbrapa, por më pas, nëse e bëj, mund të krijoj për lojtarët e tjerë”, ka thënë fillimisht Jesus.

Reklama
“Unë nuk jam Kevin De Bruyne, nuk jam Granit Xhaka, por mund të kthehem dhe të ndihmoj skuadrën”.

“Dallimi ndonjëherë ka të bëjë edhe për menaxherin. Për Cityn mund të më braktisesha dhe të mbetesha jashtë, por duke luajtur më shpesh ndihem më i lirë”.

“Duhet të shkosh dhe provosh të bësh atë që duan menaxherët, por ti të ndihesh i lirë”, përfundoi sulmuesi brazilian. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.