Uji Dea

Gabimet që i bëjnë shumica me vajin e ullirit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vaji i ullirit përmban më së shumti yndyra të pangopura në krahasim me vajrat e tjera.

Ky vaj përdoret nga shumë njerëz, që ndoshta nuk e dinë se si ta ruajnë atë në mënyrën e duhur, nuk e dinë se si të njohin ndryshimet në erë dhe shije dhe nuk janë të sigurt kur duhet të përdorin atë. Këto janë gabimet më të zakonshme:

– Shija e hidhur nuk do të thotë se është prishur: Shumica e njerëzve e hedhin vajin e ullirit kur mendojnë se ka marrë një shije të hidhur. Po, kjo nuk do të thotë se është prishur, por që përmban më shumë antioksidantë. Në këtë përfundim erdhën shkencëtarët nga Kalifornia kur studiuan llojet e vajit të ullirit, transmeton “Zëri.info”.

Fundamenti

– Mos e mbani atë në një vend të ndritshëm dhe të ngrohtë: Për të ruajtur qëndrueshmërinë e tij, vaji duhet të ruhet në një shishe të errët qelqi dhe në vend të thatë, si dhe në vendin jo shumë të ngrohtë. Mbajeni atë në një raft në kuzhinë, larg nga pajisjet elektrike ngrohëse. Nëse është në një zonë me një temperaturë të lartë, polifenolet do të ndryshojnë, kështu që edhe cilësia e vajit do të jetë më e keqe. Megjithatë, mos e mbani atë në frigorifer, sepse mund të ngjizet.

– Afati i qëndrueshmërisë: Është thënë se vaji i ullirit mund të zgjasë me vite të tëra në qoftë se ruhet siç duhet. Kjo nuk është e vërtetë. Kur të hapni atë, mund ta përdorni për vetëm një vit./(Zëri)