Gabime, të cilat duhen shmangur gjatë kafjallit

Mungesa e proteinave dhe fibrave, kafjalli i privuar nga yndyra dhe porcionet tepër të vogla janë fajtorë për uri të shpejtë pas kafjallit, i cili është ruajtës i peshës së duhur dhe shëndetit, si dhe nxitës i metabolizmit.

Konsumoni proteina për ngopje më të gjatë!

Shumë njerëz për kafjall hanë bukë të lyer me gjëra të ndryshme ushqimore. Ekspertët e ushqimit theksojnë që proteinat janë pjesë e pashmangshme e secilit kafjall, për arsye se treten dukshëm më gjatë se karbohidratet, për shkak të së cilës gjë edhe zgjat më shumë ndjenja e ngopjes pas kafjallit.

Zgjedhje e mirë është një pjatë me flluska misri me 2 dl qumësht ose një vezë e zier.

Më shumë fibra për tretje më të mirë

Sa më shumë që të ketë sheqer në kafjall, aq më shpejt tretet dhe do të ndiheni shumë shpejt të uritur pas tij. Fibrat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ndjenjë më të gjatë të ngopjes dhe për tretje më të mirë, ndërsa secili kafjall duhet të përmbajë pesë gramë fibra.

Mielli integral, krundet e grurit, pemët me lëvozhga, si dhe pemët e perimet janë ushqime me një përqindje të lartë të fibrave të shëndetshme.

Yndyra për ndjenjë më të gjatë të ngopjes

Shujta e privuar nga yndyrat garanton uri në afat prej vetëm një ore pas kafjallit.

Jogurti me yndyrë të plotë, djathi, tuna ose vezët janë të pasura me yndyra të shëndetshme prej të cilave nuk do të trasheni, ndërsa do t’ju ofrojnë një ndjenjë më të gjatë të ngopjes.

Shujta e vogël

Një mollë për kafjall nuk paraqet një shujtë komplete, edhe pse është e pasur me fibra, minerale dhe vitamina. Ajo paraqet vetëm një ushqim para kafjallit. Më së miri është që të hahet 15 minuta para kafjallit për ta hapur oreksin, ndërsa sipas rregullit, kafjalli duhet të përbëhet nga së paku 500 kalori, gjë me të cilën parandalohet ngrënia e tepërt më pas.

Gjithashtu, kafjalli duhet të konsumohet në afat prej një ore pas zgjimit nga gjumi. /Telegrafi/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS