FITORJA

Fyle: Kuvendi nuk bën të jetë vend për ‘manovra ushtarake’

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim emisarin e Republikës Çeke për Ballkanin Perëndimor dhe ish-komisionerin e Bashkimit Evropian për zgjerim dhe politika të fqinjësisë, Shtefan Fyle, i cili ka dorëzuar letrën zyrtare me të cilën autoritetet e Kosovës njoftohen se Praga zyrtare e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.

Zëvendëskryeministri Thaçi falënderoi ish-komisionerin Fyle dhe shtetin çek për mbështetjen dhënë shtetit kosovar në rrugëtim e tij evropian.

“Marrëveshja për Stabilizim Asociim është hyrje në marrëdhënie kontraktuale me BE-në”, u shpreh Thaçi dhe shtoi se Kosova do të qëndrojë prapa obligimeve të veta ndërkombëtare.

Uji Dea

Thaçi tha se dialogu me Serbinë do të vazhdojë dhe se marrëveshjet e arritura do të zbatohen. Ai theksoi se Republika Çeke mbetet një partner i rëndësishëm i Kosovës drejt integrimit të vendit në BE dhe NATO.

Nga ana tjetër, emisari i Republikës Çeke për Ballkanin Perëndimor, Shtefan Fyle përgëzoi zëvendëskryeministrin Thaçi për arritjet e Kosovës në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por shprehu shqetësimin e tij me zhvillimet e brendshme politike.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Fyle dorë zoi letrën zyrtare me të cilën autoritetet e Kosovës njoftohen se Praga zyrtare e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën. Emisari Fyle u interesua edhe për zhvillimet e brendshme në Kosovë dhe u tha se “Kuvendi nuk bën të jetë vend për ‘manovra ushtarake’, por vend i debatit dhe ku zgjidhen problemet”./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.