Uji Dea

Fyerje për Bekim Fehmiun

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Teatri Kombëtar i Kosovës ka në dispozicion dy salla për shfaqje. Njëra nga to, siç njihet salla e vogël, shfrytëzohet kryesisht për monodrama, shfaqje të studentëve apo të ndonjë vullnetari që dëshiron të luajë. Kjo sallë, gjendja e së cilës është si mos më keq, nuk ka më shumë se 30 karrige.

Madje ato janë krejt të vjetra. Disa prej tyre janë nga druri e të tjera nga hekuri e të gjitha janë të palosura njëri mbi tjetrën. Në të nuk ka as ndriçim të hairit. Dritat në tavan janë shumica të dëmtuara e të nxjerra nga vendi. Salla ka funksionin edhe të depos.

ARKATANA

Aty ruhen mjete pune si fshesa elektrike. Më interesantja është kosa. “Kjo është përdorur për ta prerë barin prapa Teatrit, por tash ka mbetur aty”, thotë recepsionisti i TKK-së.

Kësaj salle skenike dikush po do t’ia vërë emrin e aktorit me famë botërore, Bekim Fehmiu…(Tribuna).