Eko Higjiena

Futbollit të Kosovës po i vjen talenti i madh Dion Rahimaj

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Trojet shqiptare vazhdimisht kanë dhënë emra të mëdhenj të futbollit, të cilët na kanë bërë të ndihemi krenar me paraqitjet e tyre në fushat e blerta të futbollit.

Talenti i futbollit Dion Rahimaj vjen nga Gjilani, ai edhe pse ka vetëm 14 vjeç të lë përshtypjen se kemi të bëjmë me një futbollist mjaft të pjekur.

Dion Rahimaj i cili shquhet si futbollist mjaft i fuqishëm fizikisht, luftarak e i pa kompromis para golit të tij, ka bërë që talenti i SC Gjilanit të jetë një perspektiv e ndritshme për futbollin e Kosovës.

Talenti Dion Rahimaj zakonisht është në pozitën e mbrojtësit të majtë ose të djathtë aty ku trajneri e përcakton për ta ndihmuar klubin, është interesant Rahimi luan me dy këmbët që shumë futbollist tjerë nuk e kanë këtë dhunti ndërsa e djathta e tij është eksplozive dhe “milimetrike”.

“Futbolli më flenë në zemër, dua që karrierën time ta zhvillojë siç është më së miri, jam tek SC Gjilani dhe jam i lumtur që gjendem tek “bardhëkuqet” e Gjilanit ku mbretëron një frymë sportive dhe kualitative, ndërsa i jam mirënjohës trajnerit Brezart Ismajli për punën dhe këshillat që na jep gjatë ushtrimeve e gjatë ndeshjeve të cilat i zhvillojmë”, ka theksuar futbollisti me një perspektivë të ndritshme, Dion Rahimaj.

Talenti Rahimaj po ndërtohet si futbollist mjaft i spikatur. ai ka aspirata që një ditë të jetë pjesë e futbollit evropian.

Uji Dea

“Gjithmonë synimet e mia janë ti tejkaloj kufijët Kosovarë drejt skuadrave evropiane, çdo ditë e më tepër intensitetin e punës po e shtojë dhe jam i bindur se me punë do t’ja arrijë qëllimeve të mia”, shprehet mbrojtësi ofanziv, Rahimaj.

Siç merret vesh talenti Rahimaj brenda disa javësh do të jetë në negociata me disa klube nga shteti i Gjermanisë për të qenë pjesë e tyre, këtë e bën të ditur prindi i tij Jonuz Rahimaj.

“Jemi në kontakt me disa klube nga Gjermania, për pak javë do të qartësohet gjithçka se ku do të vazhdon Dioni karrierën e tij, por me siguri ka për të qenë në Gjermani”.

Talenti i “kuqebardhve” të SC Gjilanit 14 vjeqari, Dion Rahimaj, ka një ëndërr që shpreson shumë për ta bërë realitet.
“Ëndrra ime është që një ditë ta vesh fanellën e shtetit të Kosovës dhe ti bëj prindërit dhe popullin e Kosovës krenar me paraqitjet e mia në fushën e blertë”.

Futbollisti Dion Rahimaj nuk ka dyshim se është një futbollist që po i vjen futbollit të Kosovës, ndërsa dashamirët e futbollit do të krenohen me paraqitjet e tija, e ne do të ndihemi krenar me të./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.