United Hospital

Futbollit të Kosovës i bashkëngjitet talenti nga Franca

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nuk ka dyshim se shteti i Kosovës është fidanishte e futbollistëve të rinjë, njëri ndër ta është edhe 15-të vjeqari Elvis Bettulat, i cili është i lindur në shtetin Francez.

Elvisi me kënaqësi të madhe ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës U17, e cila drejtohet nga trajneri i mirënjohur Besnik Kollari.

Elvisi i cili me mjaft sukses tani karrierën futbollistike po e zhvillon në skuadrën Franceze, Ain Sud në Ligën Honor Regional FFF.
“Jam shumë i nderuar që kam marrë ftesën nga Kombëtarja e Kosovës U17, ishte nder i madh ta veshësh fanellën e shtetit të Kosovës, jam ndier super mirë dhe për këtë e falënderoj trajnerin Besnik Kollarin i cili patë besim në mua”, shprehet Elvisi.

Uji Dea

Elvisi i cili luan në pozicionet Libero dhe mesfushor-mbrojtës, thekson se ka qenë një kënaqësi e madhe të jesh në mesin e shumë talentëve Kosovar.
“Për tri ditë sa kemi qenë në grumbullim ka qenë festë e futbollit, jam ndier krenar që jam futbollist i Kosovës edhe pse kam lindur në Francë unë e dua Kosovën njerëzit dhe gjithçka që ka të bëj me shtetin e Kosovës, pasi prindërit i kam nga Kosova dhe tërë farefisin me lojërat e mia do ti bëj krenar jo vetëm familjen por të gjithë popullin e Kosovës”, thekson 15 vjeqari, Elvis Bettulat.

Elvisi tregon se cilat janë dallimet me moshatarët e tij në jetën e futbollit në Francë e në Kosovë.
“Te ne gjithçka është profesionale dhe i kushtohet rëndësi përgatitjes fizike, normal që kemi kushte më të mira, ndërsa në Kosovë nuk mungon talenti por talenti duhet të përpunohet e jo vetëm të mbetet talent por në përgjithësi me punë mund të arrihet gjithçka”.

Futbollisti shtatgjatë tregon edhe një sekret për fanellën e Kosovës.
“Nuk ka çmim në botë të cilin mund ta jap fanellën që kam qenë në grumbullim me U17 në Ferizaj, ai është suveniri më i mirë në jetën time do ta ruaj me nostalgji të madhe, kudo që shkojë kjo fanel do të jetë përcjellësi imë në karrierë”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.