Hidromorava

Futbollistit serb që pranoi të luante për Kosovën, komuna e Graçanicës i’a largon prindërit nga puna

/ 1 minutë lexim

Futbollisti serb që luan për Flamurtarin, Ilija Iviq ishte tema më e përfolur në futboll gjatë kësaj jave.

Kjo për shkak se 17 vjeçari serb kishte pranuar të përfaqësonte kombëtaren U19 të Kosovës.

Fundamenti

Për shkak të kësaj, prindërit e Iviq janë përjashtuar nga puna në Graçanicë. Nëna e tij që punonte si shërbyese civile në komunën e Graçanicës dhe babai i tij si punëtor i arsimit që nga sot nuk do të mund të ushtrojnë profesionet e tyre.

Ky vendim besohet të jetë ndërmarrë direkt nga komuna e Graçanicës që udhëhiqet nga Vladeta Kostiq./rajonipress/