Eko Higjiena

Futbollistin e Dritës, Milot Mehuka e kërkon gjysma e Superligës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Njërin ndër talentët më të mëdhenj të futbollit të Kosovës, Milot Mehuka mbrojtësin e Dritës ju kanë vënë pas shumë skuadra të Superligës së Kosovës.

Mehuka mbrojtësi i majtë dhe i djathtë aty ku e kërkon nevoja e skuadrës dëshmoi lojëra të mira në fanellën e Hajvalisë këto paraqitje të mira të tij kanë bërë që të vërshohet nga ofertat e shumë klubeve Kosovare.

19 vjeqari i cili i ka kaluar të gjitha kategoritë në skuadrën e Dritës është futbollist i lirë
ndërsa skuadra e Dritës për befasi gjerë më tani asnjëherë nuk ka biseduar në mënyrë
serioze me këtë talent të futbollit.

“Që nga mosha e vogël e gjerë më tani i kam kaluar të gjitha kategoritë në KF Drita në stinorin sa përfunduam isha pjesë e Hajvalisë, me lojërat e mija është ndarë shumë i kënaqur edhe trajneri Emin Bajrami, jam futbollist i lirë ndërsa nga krerët e Dritës askush me mua nuk ka biseduar për të ardhmen time” ka theksuar Mehuka.

ARKATANA

Talenti gjilanas ka bërë të ditur se shumë skuadra të Superligës janë të interesuar që të jetë pjesë e tyre.
“Shumë skuadra kanë kuptuar se jam futbollist i lirë dhe janë të interesuar që të jem pjesë e tyre, shumë shpejt për hir të korrektësisë do ta bëj të ditur skuadrën e re, por jam shumë i befasuar se si askush nga KF Drita së paku njeher nuk ka kontaktuar me mua” shprehet mbrojtësi Milot Mehuka

Siç mësohet nga disa burime futbollisti Mehuka është në negociata me katër skuadra më elite të futbollit të Kosovës.

Është për tu befasuar se si skuadra e Dritës me aq lehtësi heq dorë nga talentët e saj kur
ma së shumti priten nga ata./sylejman ismajli/rajonipress/