Eko Higjiena

Futbollisti Ylber Kastrati përfundon javën me gëzime e hidhërime

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Për qendërmbrojtësin e Gjilanit, Ylber Kastrati ndeshja e javës së 25-të në Superligëne Kosovës në futboll ishte e veçantë për shumë arsye. Pak para disa ditësh ky futbollist ishte fejuar me të dashurën e tij me të cilën pret të kurorëzohet dhe të ketë
lumturi familjare.

Në ndeshjen me Istogun kishte hyrë i motivuar si asnjëherë më parë për faktin se kërkonte fitore pas katër humbjeve dhe fitorja ishte më se e domosdoshme.

Kastrati i cili kohë pas kohe është edhe kapiten i “bardh e kuqëve” të Gjilanit me të përfunduar pjesa e parë për një moment shtrihet në fushë duke kërkuar ndihmë mjekësore, të gjithë shikuesit në këtë moment u shtangën duke mos ditur se çka ka ndodhur.

“Po sa përfunduan 45 minutat e parë për një moment e kam parë këpucën të mbushur me gjak u tmerrova dhe kisha dhimbje, mendova për një moment se gjithçka ka mbaruar me mua, më dërguan në urgjencë ma mjekuan thembrën e këmbës dhe konstatuan se nuk është ndonjë lëndim serioz”, kujton Ylber Kastrati.

FIDANISHTJA

Shtatgjati dhe njëri ndër mbrojtësit më të mirë në futbollin Kosovar Kastrati tregon se si është lënduar. “Kam pasur shumë duele të forta me sulmuesit kundërshtarë, nuk e di se kur jam lënduar por gjatë 45 minutave e kam pasur këpucën të mbuluar me gjak mjekët konstatuan se kam një vrimë në këmbë pasi kam pasur goditje të fortë, por shumë shpejt do të kthehem në fushë t`ju ndihmojë shokëve”, porositë Kastrati.

Pas kësaj drame jo të këndshme për Kastratin bashkëlojtarët së bashku me kryesin e klubit i kishin përgatitur një befasi të këndshme për ditëlindje.
“Kisha dhimbje dhe për një moment mu paraqitë torta të cilën e kishin përgatitur për mua ishte një moment që nuk do ta harrojë kurrë ishte një lehtësim për mua në ato momente”.

Djaloshi nga Karaqeva, Ylber Kastrati ka një porosi të veçantë për tifozët e tij “Skifterat”. “I falënderojë nga zemra që më përkrahen në momentet e vështira, ju kërkojë falje për disa lojëra të dobëta të cilat i zhvilluam por do t`ju kthehemi rezultateve pozitive pa ‘Skifterat’ nuk do të ishte interesant as të luash futboll”./sylejman ismaili/rajonipress/